Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Lamtumira e Lorik Canes, ish- kapiteni tregon pse zgjodhi ndeshjen e Shkodres

ShkodraWeb 8 October, 2017
canalamtumira

Një jetë në futboll…një jetë për Kombëtaren…Legjendat që kanë bërë historinë e futbollit janë të shumtë dhe kanë pak a shumë të njëjtat karakteristika: Kanë mbetur në zemrat e tifozëve, janë shkaktarë të emocioneve të forta, të rrahjeve të shpeshta të zemrës, të brohoritjeve.

Njëri prej tyre, që më shumë sesa legjendë e futbollit, është legjendë e Kombëtares shqiptare, të hënën do të shkelmojë për herë të fundit topin dhe do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur pas 388 ndeshjeve si futbollist profesionist në klube dhe 93 përballjeve me fanellën e Kombëtares, si asnjë tjetër deri më tani.

Lorik Cana, në një rrëfim për “Panorama Sport”, cek thuajse të gjithë etapat e jetës së tij futbollistike. Nga trajneri me më shumë kontribut në karrierën e tij, te raporti special me De Biazin. Nga momenti më i veçantë, tek emocionet e jashtëzakonshme në Europian, pengu në atë kompeticion e deri te njeriu special që do ta shoqërojë në fushë kur ai të zbresë për shkelmimin e fundit të topit si futbollist përballë publikut shqiptar.

Si është jeta e Lorik Canës rreth 15 muaj pasi ka lënë futbollin?
Jeta është e thjeshtë, me familjen, duke kaluar maksimalisht kohë me të. Është mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe vizita më të shpeshta në Kosovë. Kam shfrytëzuar detin që pas Europianit e deri në vitin e ri për të pushuar me familjen. Që nga janari kam nisur projektin e fondacionit “Lorik Cana 5”, i cili ka startuar në Shqipëri dhe shumë shpejt do të ketë degë edhe në Kosovë. Është diçka që më ka marrë pjesën më të madhe të kohës. Gjithashtu, këta 15 muaj i kam shfrytëzuar për të përfunduar edhe dy diplomat e para të UEFA-s për trajner.

Pra, menjëherë si trajner?
Jo, nuk e kam plan shumë të shpejtë që të bëhem trajner, por dua t’i zotëroj. Pak a shumë e tillë ka qenë kjo periudhë për mua, me disa udhëtime të ndryshme nëpër disa vende të botës.

A jeni penduar që e mbyllët kaq shpejt karrierën dhe a do të donit që të luanit edhe pak kohë, apo rrethanat ishin aq të forta sa e mundën dëshirën?

Arsyet janë shumë të thjeshta dhe kryesorja ishte që për probleme shëndetësore m’u desh që të mbyllja karrierën më herët. Nuk e kisha menduar që të ndodhte në moshën 33-vjeçare, pasi besoja që mund të luaja edhe dy apo tre vite, të paktën fizikisht kisha akoma mundësi, pavarësisht se nisa që t’i ndiej vitet.

Kisha regjim dhe përkushtim në punë si dhe një formë fizike, e cila më lejonte të luaja deri në moshën 35-36 vjeç. E mbylla me 33 thjesht për arsyen se futbolli i niveleve të larta nisi të bëhet i rrezikshëm për shëndetin, i cili është mbi të gjitha, prandaj e mora këtë vendim.

Keni bërë njoftimin se do të dilni për herë të fundit para tifozëve në fushë. Çfarë ndjesie keni përpara saj?
Në fakt, dëshira ka qenë që të bëhet më herët. Fillimisht ideja ishte që të bëhet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, për faktin se ceremonia e lamtumirës bëhet afër kohës kur e lë futbollin. Tani ka kaluar shumë kohë. Dëshira ishte që të bëhej gjatë një miqësoreje, një takim i posaçëm i përfaqësueses që të isha disa minuta në fushë duke luajtur herën e fundit që do të lija futbollin.

Mirëpo, kompeticioni, planet dhe programi nuk e mundësuan diçka të tillë. E morëm vendimin, maksimumi brenda një muaji për ta organizuar duke folur me familjen, me federatën dhe me miqtë. Është vonë, por duhet të bëj një përshëndetje me njerëzit në ndeshjen e fundit që do të luhet në vendin tonë.

Është një kualifikuese kundër Italisë, e cila do të ketë shumë njerëz në stadium dhe menduam që më mirë ta bëjmë tani, sesa mos ta bëjmë fare. Kështu që ishte momenti i fundit, pasi më vonë se kaq nuk mund ta shtynim dot, duke qenë se një lamtumirë pas dy vitesh që kam lënë futbollin, nuk ka kuptim. Madje, edhe me kaq në 15 apo 16 muaj, jemi vonë. Preferoj ta bëj tani se më vonë nuk ka më kuptim.

Kjo solli edhe “ngacmimin” e mediave italiane që u shprehën se mund të riktheheni te Lacio…
(Qesh) Po, pati edhe të tilla…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ Shkodrani 39- vjecar i arrestuar rezulton me probleme edhe ne Itali
Artikull pasardhës: Vritet ne Athine pronari shqiptar i nje klubi nate, mister arsyet e vrasjes

TË FUNDIT

jonuz delaj 0

IN MEMORIAM – Pas pak ditëve do të festonte ditëlindjen, ndërron jetë lahutari i madh Jonuz Delaj…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.