
Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e vendlindjes së tij, sipas botimit në Fletoren Zyrtare. Në dekretin e 18 marsit të këtij viti të nënshkruar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, midis personave që kanë vendosur të heqin dorë nga pasaporta shqiptare është edhe djali i ish-Presidentit Nishani.
Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar Ersilio Nishanin të ndërmarrë një vendim të tillë. Ai jeton prej kohësh në Austri ku vazhdon studimet.