Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numër rekord i jetëve të humbura nga Covid-19 në Kosovë. Lidhur me këtë, qysh në mëngjes Klinika Infektive e QKUK-së u rrethua në Policia e Kosovës.
Burime brenda hetuesisë bëjnë të ditur që nga ora 12:30 pas mesnate deri në ora 1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndalur oksigjenin. Kështu gjatë këtij intervali kohor kanë ndërruar jetë 4 persona, të cilët ishin infektuar me Covid-19.
Indeksonline poashtu ka mësuar që është duke u hetuar personeli mjekësor i Klinikës Infektive, i cili po dyshohet që ishte faktor kryesor në humbjen e jetës së pacientëve me Covid-19. /Indeksonline/