Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe me Covid-19, humbin betejën edhe 7 persona, shtohen edhe 115 pacientë…

Shtatë jetë të humbura,  115 të infektuar dhe 40 të shëruar është bilanci i pandemsë për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruarnë Shkup, përkatësisht 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë 8 dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip.

Pesë jetë të humbura janë shënuar në Shkup dhe nga një në Tetovë dhe Krushevë.


Nga 40 të shëruar, 26 prej tyre janë nga Shkupi. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.032 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve arrin në 11 për qind.

 ABCOM ║ VODAFONE