RËNDË – Humb betejën me Covid-19 në moshën 38 vjeçare trajneri dhe sportisti i njohur…

Trajneri dhe ish-karateisti nga Peja Flamur Shasha u nda jeta ditën e djeshme në moshën 38-vjeçare. Mediat vendase bëjnë me dije se ai humbi bejetën kme Covid-19.

Lajmi u përcoll nga Federata e Karatesë së Kosovës, ndërsa shumë persona kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e papritur nga jeta të sportistit Shasha. Ai vlerësohet për kontributin e dhënë në përhapjen e karatesë dhe edukimin e brezave të rinj me këtë disiplinë sportive.


Njoftimi i Federatë së Karatesë së Kosovës

Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja Flamur Shasha.

I ndjéri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.

Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues

Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare.

Ismet Krasniqi – kryetar i FKK-së

 ABCOM ║ VODAFONE