Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar në spital dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin. Sipas BBC, Johnson ende vuan nga simptomat e sëmundjes dhe do t’i nënshtrohet testeve si një masë paraprake. Kryeministri britanik është pranuar sonte në spital për teste, me këshillën e mjekut të tij.
“Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin. Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe i kërkon publikut të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë“, tha përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit.