Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar amerikanët të përgatiten ende për “javën më të vështirë” të pandemisë duke parashikuar një rritje të jetëve të humbura. Në konferencën e tij të përditshme, Trump tha se “do të ketë vde kje” në një vlerësim të zymtë të ditëve në vazhdim. Ai u përpoq të siguronte shtetet e god itura më keq, duke premtuar furnizime mjekësore dhe personel ushtarak për të luftuar virusin.
Por, në dallim nga paralajmërimi i tij, zoti Trump sugjeroi lehtësimin e udhëzimeve për distancimin shoqëror për Pashkën.
“Ne duhet të hapim përsëri vendin tonë,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të shtunën. “Ne nuk duam ta bëjmë këtë për muaj, muaj dhe muaj.”
Thirrjet e Z. Trump për të relaksuar kufizimet ndaj jetës erdhën në ditën kur u konfirmuan si të infektuar nga korona virusi mbi 300 mijë amerikanë, numri më i lartë në botë.
Ndërsa të Shtunën, kishte pothuajse 8,500 jetë të humbura nga Co vid-19 në SHBA., shumica në shtetin e Nju Jorkut – epiqendra e shpërthimit.
Të shtunën, shteti i New York regjistroi 630 jetë të humbura më shumë nga korona virusi, një tjetër rekord ditor që e çon numrin total në 3.565. Shteti tani ka pothuajse po aq raste – mbi 113,000 – sa e gjithë Italia.