Një e moshuar është zhdukur prej dy ditësh dhe familjarët të shqetësuar pas denoncimit në polici i janë drejtuar dhe mediave. Gruaja e identifikuar si Drita Shkëmbi, 80 vjeçe është larguar nga shtëpia e saj në rrugën “5 Maji” paraditen e djeshme dhe iu ka thënë familjarëve se do ikte të merrte pensionin.
Më pas nuk është kthyer më dhe të afërmit thonë se mund të ketë ngatërruar rrugën pasi vuan nga skleroza. Ata menjëherë i janë drejtuar policisë por ndërkohë kanë nisur kërkimet edhe vetë në Tiranë.
“Ka ikur dje paradite. Na tha do shkoj të marr pensionin por nuk u kthye më. Jemi shumë të shqetësuar dhe kemi frikë se mund t’i ndodhë ndonjë gjë. Ju lutem na ndihmoni ta gjejmë”, shprehen familjarët.
Kush ka ndonjë informacion mund të kontaktojë nipin e të moshuarës në këtë numër telefoni +355686691584.