Një 72- vjeçar ka ndërruar jetë pasi po bënte plazh tek ‘Plazhi i Ri’ në Vlorë së bashku me bashkëshorten. Ai ka dalë nga deti në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital. 72- vjeçari F.H, ndërroi jetë në spital por janë ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e humbjes së jetët së tij.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.