Skip to content
16 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

Kandidaturë e vetme në garë, Pandi Laço në prag të emërimit si drejtor i përgjithshëm i Kulturës në Shkodër

ShkodraWeb 25 October, 2024
pandi laco

60- vjeçari i mirënjohur i ekranit shqiptar, Pandi Laço, është në prag të zyrtarizimit të drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Kulturës dhe Sportit në Bashkinë Shkodër. Në fazën e parë të konkurrimit të hapur nga Bashkia Shkodër, Laço është i vetmi kandidat i kualifikuar. Me datë 28 tetor 2024, siç thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkiaë Shkodër, Pandi Laço do ti nënshtrohet testit me shkrim dhe me gojë.

Pandi Laço (lindur në Korçë më 21 mars 1964), është skenarist, gazetar, e drejtues (prezantues) televiziv shqiptar. Ka filluar karrierën televizive ne Televizionin Shqiptar (TVSH) në 1987 si redaktor letrar e skenarist ne Redaksinë e Programeve Artstike.

Nga viti 1987 deri 1996 ka punuar në një sërë programesh të suksesshme televizive si “Mbremje të muzikës popullore”, “12 vallzime pa një të shtunë”, “Rreth fatit për 12 javë”, “12 në Hollywood”, si skenarist i cikleve të spektakleve me regji nga Vera Grabocka. Gjithashtu skenarist edhe drejtues televiziv në programet televizive “Emocione” (Italia 90) dhe “Ciak” me regji nga Leonard Gjata. Për të parën herë në historinë e televizionit shqiptar ideon dhe realizon “Candid camera” në programet e sipërpërmendura. Skenarist në disa prej edicioneve të konkurseve të bukurisë elegancës duke filluar nga i pari, “Miss Albania 1991” si dhe Festivali i Këngës në RTSH.

Më 1997 me hapjen e Televizioneve Private në Shqipëri fillon të punojë në TV Klan si skenarist dhe Drejtor i Programacionit. Në vitin 1998 së bashku me regjisorin Bledar Laço (vëllai i tij) realizojnë transmetimin e parë direkt në TV Klan “Klubi i futbollit “Miqtë e Klanit” – një talk-show sportiv (Botërori France 98).

Nga 1997 deri tani Pandi Laço e Bledar Laço kanë realizuar një seri programesh televizive në TV Klan, duke filluar nga “Maratona e Këngës Popullore”(1999), “Porta e Fatit”(2000), “Netë vere”, “Gjeniu i vogël”(2005), “100 Këngët e shekullit” (2005) dhe “Këngët e shekullit” (edicioni i dytë – 2006), “C’est la vie”(2006) përsëri “Maratona e Këngës Popullore”(2008) dhe “Histori me zhurmues”.(PROMOTOR është kompania e produksionit artistik themeluar prej tyre së bashku me muzikantin Adrian Hila, nën logon e të cilës kanë realizuar artistikisht disa prej spektakleve të mësipërme).

Në dekadën e fundit është prezantuar në disa Festivale të këngës në RTSH edhe si autor vargjesh duke fituar në 4 edicione të tij Çmimin e parë, duke filluar në vitin 2002 me “Brenda vehtes më merr”(Muzika – Shpetim Saraci), 2004 me “Nesër shkoj”(Muzika – Adrian Hila, pjesëmarrëse në Eurosong 2005 – Ukrainë), 2006 me “Balada e gurit” (Muzika – Adrian Hila, pjesëmarrëse në Eurosong 2007 – Finlandë) dhe 2007 “Zemrën e lamë peng” (Muzika – Adrian Hila, pjesëmarrëse në Eurosong 2008 – Serbi).

Si gazetar i Televizionit Klan, ka ideuar dhe prezantuar emisionin televiziv “Histori me zhurmues”, një format krejtësisht origjinal e ndër më të spikaturit për të cilin, ai është nderuar me cmimin special “Teodor Keko” nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve për vitin 2010.

Gjithashtu në vitin 2010, në bashkëautorësi me Adrian Hilën e Bledar Laçon, realizojnë ciklin e rradhës “Këngët e Shekullit”(edicioni i trete), por këtë herë duke u përqëndruar në këngët popullore e qytetare shqiptare. 23 të shtuna rradhazi (deri në mars 2011), shënohet si një nga spektaklet më të suksesshëm muzikorë, dhe me një audiencë rekord, por duke qënë këtë herë dhe në rolin e prezantuesit.

Në mars 2011- treshja e producentëve artistikë Pandi-Adi-Bledi , vijojnë me autorësinë e rradhës “Gjeniu i vogël” – një talent-show që për të katërtën herë është pjesë e programacionit të Tv Klan. (2005 prezantuar nga Alketa Vejsiu, 2007 me pjesëmarrjen e Enkel Demit, 2010 e 2011 me drejtuese Suela Demiri). Konkursi i fëmijëve-talente, mbetet ndër spektaklet më të ndjekura televizive, prestigjin e të cilit e ka rritur dhe pjesëmarrja e të ftuarve specialë, mes të cilëve këngëtari italian Al Bano, në një mbrëmje ekskluzive tërësisht dedikuar repertorit të tij.

Ndërkaq, sezoni veror, për të gjashtin vit, sjell para publikut televiziv, “Maratonën e këngës popullore e qytetare”.

Në shtator 2011, një tjetër spektakël televiziv sjell në ekran Laçon si autor e prezantues. “100 këngë nga bota” në një udhëtim ne partiturat e këngëve më të famshme të dhjetë vendeve e kulturave krejt të ndryshme muzikore nga Rusia në Amerikën Latine, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Greqi, me pjesëmarrjen e interpretimin e këngëtarëve më të suksesshëm shqiptarë dhe me prezencën e artistëve të njohur nga bota si Nicola di Bari, F.R. David, Esma Rexhepova, grupi brazilian “Kaoma”, Katerina Kouka, i Righeira, Gianni Nazzaro etj.

Në vitin 2012 vazhdon kontributin televiziv si një nga anetarët e Jurisë të shfaqjes së talenteve X-factor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 25 tetor 2024…
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Deputeti i PS- së Plarent Ndreca merret i pandehur, SPAK i komunikon akuzën…

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990 15 June, 2025
  • VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi 15 June, 2025
  • VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit… 15 June, 2025
  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.