Mendonte të kthehej në vendin ku jetonte pas pushimeve, por përfundon pas hekurave. Madje, sipas gjasave, një 37- vjeçar shqiptar do të ekstradohet drejt vendit tonë nga Italia. Ngjarja është bërë e ditur nga mediat e vendit fqinj, të cilat japin detaje por pa identifikuar “personazhin kryesor” të saj. Mësohet se kontrolli rutine ne aeroportin italian, pasi ishte kthyer nga pushimet ne Stamboll kane zbuluar nje shqiptar, qe ishte ne kerkim per vrasje. Mediat italiane shkruajne se behet fjale per nje shtetas shqiptar, 37-vjeçari i cili po kthehej nga Stambolli dhe po pritej ne aeroport nga gruaja e tij. Ata jetonin prej shume vitesh ne Itali.
Gjate kontrollit policia i ka kerkuar dokumentet shqiptarit dhe ai i ka treguar dokumentet qe e identifikonin si shtetasi A.H., 38 vjeç, me shtetësi kosovare. Por pas verifikimit ne sistem policia zbuloi mashtrimin, sepse shqiptari kishte nderruar identitetin, duke qene se ishte person ne kerkim nga Interpoli.
Policia zbuloi se behej fjale per shtetasin K. D., 37 vjeç me origjinë shqiptare. Ai ishte i denuar ne mungese me 20 vite burg per nje vrasje te kryer.