ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

EMRI/ Policia Italiane vë në pranga 24- vjeçaren shqiptare, dyshohet si autore e një ngjarje të rëndë…

Një 24- vjeçare shqiptare, është vënë në pranga nga policia italiane. Mbi të rëndon një një vepër e rëndë, e cila sipas autoriteteve në vendin fqinj, është vertetuar tashmë. Aurela Përhati, ky është emri i shqiptares, dyshohet se ka ekzekutuar 53- vjeçarin Massimo Garitta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 1 janar 2019 ndërsa trupi i pajetë i italianit u gjet në një fushë në komunën Ovada të provincës së Alessandrias.

Loading...

Hetimet

Sipas të njëjtave burime, Perhati, pas orësh të gjata intervistimi nga hetuesit, ka pranuar se, e ka marrë në makinën e saj viktimën dhe e ka çuar në një fushë, ku e ka shtypur me mjet.

Hetimet e kryera nga karabinierët çuan te shqiptarja pasi numri i marmitës së makinës “Lancia Y” të vajzës, mbeti i stampuar te xhupi i viktimës, Massimo Garitta. Përveç kësaj, gjurmët e gomave të makinës së 24-vjeçares përputheshin me ato të gjetura në vendngjarje.

E reja është ndaluar mëngjesin e kësaj të premteje dhe ndodhet në paraburgim në Vercelli, në pritje të masës së sigurisë. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

Aurela Perhati raportohet se jeton prej shumë vitesh në Ovada, ku edhe punonte si shitëse në një dyqan këpucësh. Në të njëjtën komunë jeton edhe viktima. Ky i fundit, sipas mediave italiane, njohët si person i varur nga droga dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.