ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Kthehej nga mesha, kush është 85-vjeçari me origjinë nga Shkodra që humbi jetën në aksident në Itali (emri)

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Pistoia të Italisë, njoftuan këtë të mërkurë mediat lokale. Personi, sipas të njëjtave burime, është Simon Gjondrekaj, 85 vjeç, me origjinë nga fshatrat e Shkodrës.

Loading...

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme. Ora shënonte rreth 17:30 dhe Gjondrekaj raportohet se ishte duke u kthyer nga mesha. Ai përplaset nga një makinë tip “Skoda Dacia”, teka ishte duke kaluar në vijat e bardha të rrugës.

Gjondrekaj humb ndjenjat pas aksidentit dhe transportohet më pas me një autoambulancë drejt spitalit “San Jacopo” ne kod të kuq. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, zemra e të moshuarit ka pushuar së rrahuri rreth orës 21.

Drejtuesi i mjetit që përplasi shqiptarin, një 75-vjeçar italian, pas testit të alkoolit, ka rezultuar negativ. Raportohet se ai është shprehur se e pa viktimën vetëm në momentin e fundit dhe frenoi, por pa arritur të shmangë përplasjen.

Simon Gjondrekaj jetonte në rrugën” Fiorentina” në Pistoia, me bashkëshorten dhe djalin.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.