![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2020/03/trump-president-brazili.jpg?x65294)
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit sipas mediave lokale. Por Bolsonaro darkoi me homologun e tij amerikan, Donald Trump në Mar-a-Lago mbrëmjen e së shtunës dhe shtrënguan duart së bashku. Dhe një nga gazetat kryesore në Rio de Janeiro, Journal O Dia raportoi se presidenti brazilian rezultoi pozitiv ndaj virusit.
Bolsonaro bëri testin për sëmundjen pasi ndihmësi i tij Fabio Ëajngarten rezultoi pozitiv për të. Rezultatet e një testi të dytë për presidentin brazilian pritet të dalin të premten.
Të gjithë pasagjerët që udhëtuan me aeroplan së bashku me delegacionin brazilian në Amerikë raportohet se janë kontaminuar. Të dy, Bolsonaro dhe Wajngarten, zëdhënësi i tij i shtypit, ishin në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e së shtunës.