
Kanë filluar punimet në rrugën e Shllakut,një segment mjaft i rëndësishëm, pasi përveçse i shërben banorëve të njësisë administrative Shllak ndikon edhe në zhvillimin e turizmit malor. Kujtojmë që bjeshka e Shllakut, Cukali është bjeshka më e afërt me qytetin e Shkodrës.
Kjo rrugë përveçse banorëve të njësisë administrative Shllak, ju shërben edhe mbi 90% të njësisë administrative Temal pasi e përshkojnë këtë rrugë.
Kjo rrugë lidh mbi 15 fshatrat të njësive Shllak dhe Temal por edhe qindra banorëve të njësisë administrative Postribë dhe Guri i zi të fshatrave Vilëz dhe Mazrek. Momentalisht po bëhet shtrimi me çakull, zgjërimi i rrugës, kanalet kulluese. /Nga Mark GJEKA/




