Ndërron jetë këshilltari bashkiak 68 vjeçar, ishte shtruar në spital për kurim nga COVID 19

Nelio Pavesi këshilltar bashkiak i Piacenzas della Lega ka humbur jetën në moshën 68 vjeçare, mëngjesin e ditës së sotme në spitalin ku qëndronte i shtruar prej ditësh, pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Kryebashkiaku i Piacenza, Patrizia Barbieri, i cili është gjithashtu i infektuar me koronavirus prej ditësh qëndron në shtëpi dhe në një postim në facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut të tij.


“Përshëndetje Nelio me dhimbje të madhe sot mësova për ndarjen tënde nga jeta. Dua të të përshëndes publikisht dhe të të falënderoj për të gjitha përpjekjet që keni bërë gjithmonë në kryerjen e rolit tuaj si këshilltar i qytetit vitet e fundit. Do të më mungosh”, shkruan Babrbieri, transmetojne mediat italiane.

Pavesi është humbja e parë e jetës nga infektimi me koronavirus në politikë në të gjithë botën.

“Në këto orë dramatike për të gjithë vendin angazhimi ynë maksimal është për të kapërcyer këtë krizë. Jemi duke u përballur me një emergjencë të paparë, e cila na përfshin si administratorë ashtu edhe qytetarë. Dhe ftesa ime vjen për të krijuar një front të përbashkët, forcimin e frymës së bashkësisë dhe ndjenjën e solidaritetit që duhet të na lidhë të gjithëve, veçanërisht në situatat më të vështira si kjo që po kalojmë. Një angazhim që është me të vërtetë i zakonshëm, madje edhe në kujtesën e Nelio Pavesi”, shkruan kryetari i rajonit Emilia Romagna, Stefano Bonaccini.