Ndërsa sot është afati i fundit i dakordësuar nga palët, për përfundimin e Reformës Zgjedhore, Këshilli Politik ka shtyrë mbledhjen, që ishte planifikuar në orën 17:00.
Këshilli Politik pritet të mblidhet sot në orën 19:00, për herë të fundit, për të vendosur për fatin e kësaj reforme, që është edhe një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me vendin tonë.
Tre pika që po ndajnë palët nga marrëveshja janë: Depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.