Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Bukëpjekësit e akademisë

ShkodraWeb 12 September, 2017
ledish
Nga Ledi SHAMKU
Akademikët vijojnë të zgjedhin e të zgjidhen nëpër komisione reformash. Ndonëse nuk kam shpresë se do ta gjejnë rrugën e duhur drejt konceptit të shkencës koherente dhe funksionale, prapë shpresoj te shpresa që vdes e fundit. Një komision i tillë reforme u zgjodh edhe sot. Kryetarin e tij e dëgjova të deklaronte për mediat se (dhe po e citoj): “Nuk ka vend për alarmizëm. Qeveria nuk mund të na kërkojë 20 kg bukë kur na jep vetëm 1 kg miell”.
Pyes veten deri kur do të vijojë kjo mendësi kaq komuniste mbi shkencën dhe netëorkun shkencor?! Sipas përfytyrimit të reformatorit të sapozgjedhur, qeveria duhet t’i shkojë, përvecse me rroga po se po se ato ua jep, po duhet t’i trokasë vetë në derë Akademisë, me një torbë të mirë me pare të thata, t’ia vendosë vetë mbi tryezat e heshtura, dhe t’u thotë: miellin (lekët) ua solla. Ujë po keni se keni. Tani bëni bukët që mendoni ju, sipas shijes suaj, c’rëndësi ka çfarë shijeje, vetëm piqini ca!
Të dashur “reformatorë” të pjekjes së bukëve, po mirë, a nuk e keni menduar se qeveria (e madje taksapaguesit më saktë) u kanë dhënë shumë pare për shkencë së paku qysh nga vitin 2014, kur nënshkruam me Europën programin Horizon 2020, për të cilin shteti ynë pagoi një mal me lekë madje me euro si kuotë për të marrë pjesë? Dhe se shteti dhe nënshtetasit, ne të gjithë, presim që ky mal me euro të na i kthehet gurë-gurë buxhetit tonë, përmes financimeve europiane mbi projekte të kërkimit shkencor? Eurot janë aty. Po projektet tuaja ku janë?! Sa konsorciume me Akademitë e tjera, apo qendrat kerkimore europiane a së paku ballkanike keni ngritur në këto vite, të dashur bukëpjekës? Sa?! Se sigurisht nocioni që bota ka për shkencën është ai i integruari rajonal, me dobi e funksion për vendin tonë si pjesë e një treve europiane. Bota nuk e di se ju mendoni e punoni ende si në rrethim, pra doni miellin tuaj “kesh” në dorë për të gatuar bukën e midesë suaj.
Shkoni e merrini ato euro! Keni miell (financim) aty jo për 20 bukë po për 2 milion bukë po deshët e po qetë të zotë, shkencëtarë konkurrues, europianisht bashkëpunues. E bëni dot? Shkoni e aplikoni! Përndryshe të dashur Akademikë, ju nuk po kërkoni financime për shkencë, por paluze për stomakë të lodhur që nuk bluajnë dot ushqim si gjithë të tjerët.

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Kryemadhi tallet me programin e qeverise: Me batuta, i shkruar keq e me lajthitje
Artikull pasardhës: Kryemadhi zbulon “sekretin” e Rames per “180 vajzat e tij” ne kryeministri

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
paulin macaj rrjolli 2026

NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh…

ShkodraWeb 14 February, 2026 0
besmira lekaj 2026

NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…!

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.