Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Nuk ka me kohe dhe amnisti per Lulzim Bashen

ShkodraWeb 12 September, 2017
Nga Astrit Patozi
Mos e merrni seriozisht Lulzim Bashën për asnjë çast dhe për asnjë fjalë. Nuk do të ketë, as çadër tjetër, e aq më pak kryengritje popullore të udhëhequr prej tij. Si cdo njeri në hall të madh, ai thjesht po kërkon të fitojë kohë. Që të harrohet në radhë të parë 25 qershori, më pas 22 korriku, por mundësisht edhe 9 shtatori, si start i turpshëm i listës Basha, në kontaktin e parë me parlamentin.
Fatmirësisht, nuk ka nevojë ta shpjegosh fare një gjë që e kanë bindje të gjithë. Si demokratët, ashtu edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, kundërshtarë apo të pangazhuar politikisht qofshin. Sepse Lulzim Basha është i tejdukshëm tashmë dhe nuk ka maskë që e shpëton.
Në ditën e rikthimit të tij në parlament u rishfaq tigri prej letre, që nuk përdoret dot më as si dordolec, i cili mori guximin të flasë për moral dhe për votën e lirë. Pikërisht, për dy temat përvëluese të Republikës së Re, që të paktën sot duhet të ishin tabu.
Dhe m’u kujtua se si për më shumë se dy vjet më ka zënë “goja lesh” për zgjedhjet dhe për reformën zgjedhore në mbledhje grupi dhe kudo tjetër, ku kam pasur mundësi të shprehem (ka dëshmitarë të panumërt për këtë). Por në atë kohë, ky “kalorës” i votës së lirë, sikur nuk ishte aty, kur unë flisja, sepse kishte halle më të madhe mbi supe për të zgjidhur.
Dhe vetëm tre muaj para se t’i vinte veza, vendosi në mënyrë të befasishme të hapte “çadrën e lirisë”, të cilën e mbylli ditën e parë që qeveria i dha një pazar. Duke e çuar në greminë elektorale Partinë Demokratike, më të rëndën e historisë së saj, ndonëse u kishte dhënë të gjithëve (demokratëve në radhë të parë) garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Tani po flet sikur marrëveshjen e 18 majit nuk e kishte bërë dhe nënshkruar vetë, ndaj atij nuk i mbetet asgjë më shumë, veçse të ndreqë atë që ia kanë prishur të tjerët. Natyrisht, ky është një teprim i madh, por puna ka ardhur që Lulzim Basha nuk habit më askënd për atë që thotë dhe atë që bën. Arsyeja është e thjeshtë. Atë nuk e merr më njeri seriozisht.
Dhe nuk janë vetëm humbjet ato që e kanë bërë të papërdorshëm më si opsion për opozitën Lulzim Bashën. Në politikë qëllon të humbasësh, edhe më rëndë, nganjëherë madje edhe kur nuk bën asnjë gabim.
Ai tashmë është kartë e djegur kryesisht për mënyrën se si i menaxhon humbjet e njëpasnjëshme, që thellohen, jo rastësisht, në progresion gjeometrik. Ato konsiderohen përgjithësisht si “fitore”, për të cilat lideri ka meritën e vetme, dhe demokratëve do t’u duhet që ideatori i Republikës së Re të mbetet një ditë fillikat i vetëm, që të kujtohen se partia e tyre i ka humbur zgjedhjet.
Tamam në këtë stil ishte edhe akuza e neveritshme e vjedhjes e votave për të fshehur skandalin e të paktën tre deputetëve të Listës Basha, që iu bashkuan socialistëve në mbështetjen për Gramoz Ruçit, ditën e parë që shkelën në Kuvendin e Shqipërisë.
Kështu duhet lexuar fjala e djeshme e Lulzim Bashës në parlament, si nevoja e një të dëshpëruari që kërkon më kot që t’i falen gjynahet e të shkuarës dhe të tashmes, jo duke u penduar, por duke rrahur gjoksin për mrekullitë që do bëjë në të ardhmen. Por t’i besosh atij sot, është njësoj sikur të mendosh se soba nuk do ta djegë më dorën, pasi e ke provuar disa herë, dhe ta ka përcëlluar në të gjitha rastet.
Dhe në kushtet e një ekstramazhorance, që ka dhënë prova të forta se ka një koncept të shtrembër për qeverisjen e vendit, opozita është një nevojë e fortë shoqërore në Shqipëri. Këtë mision nuk mund ta kryejë kurrësesi Lulzim Basha, që është përgjegjësi kryesor për katandisjen dramatike në numra dhe moral të Partisë Demokratike, por jo vetëm të asaj. Për të nuk ka më, as kohë, dhe as amnisti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Fjala e plote e zevendeskryeministres Senida Mesi ne Kuvendin e Shqiperise
Artikull pasardhës: Tenton vetevrasjen ne burg 44- vjecari, u arrestua ne korrik per dhune ne familje

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
paulin macaj rrjolli 2026

NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh…

ShkodraWeb 14 February, 2026 0
besmira lekaj 2026

NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…!

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët… 16 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.