Bruno Shllaku sjell në skenë Koliqin e madh: Nuk e pata të vështirë…

Loading...

Artisti i njohur i skenës shqiptare Bruno Shllaku është personazhi i radhës në emisionin “Chic” të Fjodora Fjorës në News 24. Ai vjen nga një shfaqje e suksesshme e prezantuar gjatë festivalit “Metro Fest”. Shfaqja që titullohet “Rrahjet lëvizin” i përket një emri shumë të njohur të letërsisë shqiptare, siç është Ernest Koliqi. Me regji të Rozi Kostanit kjo shfaqje tërhoqi vëmendjen e publikuar edhe për faktin se në të interpretonte edhe një personazh shumë karizmatik, siç është aktori Bruno Shllaku.

I ftuar në emisionin “Chic” aktori ka treguar për shfaqjen dhe si u prit ajo nga publiku. Ajo ka një temë shumë interesante dhe të veçantë. Është një shfaqje që parashikonte rënien e diktaturës atëherë kur askush nuk e priste, një shfaqje që Ernest Koliqi e ka shkruar në një moment shumë interesant të historisë shqiptare. Po si e ka përceptuar personazhin që interpreton në këtë shfaqje, e cila është një autobiografi e Ernest Koliqit, aktori Bruno Shllaku.

“Rrahjet lëvizin” është padyshim një vepër e cila hyn një ndër më profetiket të këtij autori, e cila ka parashikuar rënien e komunizmit ose dëshirën e zjarrtë që Koliqi ka pasur për zhdukjen e diktaturës në vendin tonë. Është shkruar në Romë por ngjarjet janë të vendosura në Shkodër. Përgjegjësitë janë dyfish për të zbërthyer një karakter dhe një dramë që është autobiografike.

Është një fat të merresh me një autor të madh. Nuk ka emra regjisorësh të mëdhenj por ka djem dhe vajza të rinj të cilët premtojnë në mënyrën më të jashtëzakonshme. Kam parë shfaqje që nuk më ka marr gjumi deri vonë, kam parë autorë të flasin shqip ashtu sic janë mësuar të flasin shqiptarët që në kohën e dardanëve dhe pranë teatrove greko ilire.

Të bësh teatër shqip, të flasësh shqip dhe të mendosh shqip është një gjë e jashtëzakonshme. Të merresh me Koliqin do të thotë të merresh me një mendimtar bashkëkohor. Koliqi nuk është i larguar nga gjenet e shqiptarisë ai vazhdon jeton akoma këtu. Uën jam i pari që jam larguar nga Shqipëria por jam dhe i pari që jam rikthyer. Edhe të ma shtojnë me ar nuk kthehem në skllav i vitrinave të bukura, i metrove, i trenave të shpejtë dhe të asgjëje tjetër. Unë jam i kënaqur me këpucët me baltë.

Dua të kuptoj karakterin e Andreas në shfaqjen ‘Rrahjet Lëvizin”. Ti ke një marrëdhënie direkte me Rozi Kostanin dhe mund të themi se jeni “pronarët e shtëpisë” ku zhvillohet e gjithë ngjarja brenda një dite.

Nuk kam pasur më të voglën vështirësi që ta gllabëroj atë rol. Të merresh me dramën e Koliqit, një dramë që nuk ka aksione, që nuk ka vdekje, që nuk ka përplasje gjigande siç jemi mësuar që t’i shohim në dramaturgji dhe ta bësh dramë të përtypshme, të kuptueshme dhe mbi të gjitha emocionale është një vlerë e jashtëzakonshme. Unë se kam pasur të vështirë sepse vij nga një familje 300-vjeçare shkodrane. Me Rozi Kostanin është një nder të luash është një aktore që edhe pa tekst fare improvizon. E kam pasur për nder të përfaqësoj një shkodran të pas viteve 90’.

Është kurioze sepse është një vepër, e cila në mënyre profetike parashikon rënien e komunizmit. Si e parashikonte Koliqi, brenda vetes së tij në çfarë forme i vinte kjo dëshirë për zhdukjen e komunizmit?

Kjo dëshirë i vinte në radhë të parë sepse ai ishte një mendimtar i jashtëzakonshëm, ishte një njeri që kishte një optikë shumë më shumë se përtej detit, kishte një mendim që shihte dhe pas maleve. Kjo gjë ndodh tek njerëzit e mençur, tek njerëzit që studiojnë. Ai e dinte jashtëzakonisht mirë se vetëm një teori mund të zgjasë përjetësisht dhe ajo ishte teoria që përshkruan Bilba vetëm ajo e Jezu Krishtit dhe nuk kishte asnjë mënyrë tjetër që të jetojë përjetësisht, vetëm feja është ajo që jeton përjetësisht. Për Ernest Koliqin komunizmi ishte një pelerinë, e cila në momentin e parë që do të kalëronte mbi një kalë era do ta hidhte në tokë. Dhe vërtetë që filluan kalërimet e asaj teorie atë ditë u mblodhën tek sheshi dhe “pelerina e bronztë” ra përtokë.

Sa jeni i angazhuar së fundmi të teatër?

Po angazhohem me një pjesë të dytë këtu në teatrin “Metropol” me një rol shumë të bukur. Pastaj do të filloj një pjesë që e kam dramatizuar vet nga At Gjergj Pllumi ‘Rroj vetëm për me tregue” , një pjesë që do të jetë një skepticion për publikun dhe pse jo një lapidar për të gjithë ata që flijuan veten që shkuan drejt plumbit. Dhe unë jo më kot e kam titulluar “Të korrat e gjelbra”.

Do të jetë një monodramë?

Jo është një dramë.

Po të bie që të punosh me regjisore femra këto kohë.

Po me regjisoret femra punohet shumë mirë, sepse janë kërkuese dhe te talentuara. Ne meshkujt themi “hë se mirë është”. Kam parë shfaqje të femrave të jashtëzakonshme. Për shembull Klea Konomi, vajza e të madhes, Hajrie Londo është shumë e talentuar.

Loading...