PREMIERA/ “Humor me shkollë të mesme” e Teatrit të Estradës në Shkodër korr sukses në “Migjeni”… (foto)

Loading...

Një premierë e suksesshme e Teatrit “MIgjeni” të Shkodrës për spektatorët që tejmbushën sallën. Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhai, Anton Krosaj, Muhamet Çekini, Gac Kodrina, Astrit Fani, Fritz Selmani dhe Pëllumb Gjonaj krijuan skena humori që rrëmbyen duartrokitje të shumta. Premiera “Humor me shkollë të mesme” u pasurua me këngëtarët Mukades Çanga, Violeta Zefi, Bujar Qamili, Rezarta Smaja, Orjeta Kelaj, Laorjan Ejlli dhe Leonard Guga.

Në shfaqje u ndje dora e Arjan Çuliqi në libretin e shfaqjes ndërsa regjia mban firmën e Besnik Çinari. E veçantë ishte prania në skenën e Teatrit “Migjeni” të yjeve të Vllaznisë në vite, që u bënë pjesë e një skeçi për ekipin kuqeblu.

“Humor me shkollë të mesme” rikonfirmoi suksesin e rradhës të Teatrit të Estradës në Shkodër, ndërsa shfaqja do të jetë në skenën e “Migjenit” edhe në datat 2,3, 4 nëntor 2018, ora 18.00. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/

Loading...