NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Bota po lufton me virusin korona por nga kina vijnë lajme për shfaqjen e një tjetri, ja si përhapet ai…

Në një kohë kur pandemia e virusit po ngadalësohet në Kinë, një person ka humbur jetën në këtë vend nga hantavirusi, një tjetër sëmundje infektive që është shfaqur së fundmi. Kështu raportojnë mediat kineze të martën. “The Global Times” shkruan se një person nga provinca Yunnan ndërroi jetë pasi ishte prekur nga ky virus.

“Një person nga Provinca Yunnan vd iq ndërsa po shkonte në Provincën Shandong për të punuar, në një autobus, të hënën”, thuhet në shkrim.


Media kineze shton se 32 pasagjerët që ndodheshin në autobus i janë nënshtruar testeve ndaj këtij virusi të ri. Rezultati i tyre nuk është dhënë ende. Sëmundja virale u raportua për herë të parë në SHBA në 1993. Ajo u transmetohet njerëzve nga brejtësit, si për shembull, minjtë. Asnjë transmetim nga njeriu tek njeriu i këtij virusi nuk është gjetur përveç Argjentinës që në 1996 sugjeroi që “llojet e hantavirusëve në Amerikën e Jugut mund të jenë të transmetueshme nga një person në tjetrin”, sipas qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur bota po lufton me korona virusin. Ai u ka marrë jetën më shumë se 17,000 persona në 169 vende deri më tani.

Për dallim nga korona virusi, simptomat e të cilit përfshijnë kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje, hantavirusi në trup shkakton lodhje dhe dhimbje të muskujve si dhe dhimbje koke.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!