NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Këshilli Evropian voton nesër pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut…

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të votojnë nesër pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa e gjithë bota ndodhet në ethet e korona virusit, institucionet e BE nuk kanë lënë mënjanë axhendën e paracaktuar më herët të institucioneve të BE. Një burim zyrtar i tha gazetës “Panorama” se në videokonferencën që do të mbahet nesër ministrat e Jashtëm do të marrin vendim pro çeljes së negociatave me shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


“Ministrat do të mbështesin nesër për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha burimi.

Këshilli sugjeron që Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt pas miratimit të kuadrit të negociatave nga Këshilli. Specifikisht për Shqipërinë kuadri i negociatave duhet të paraqesë adresimin e pesë prioriteteve. Në dokument specifikohet që përpara mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të “miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR…” si dhe të “sigurojë një zbatim të vazhdueshëm të refomës në gjyqësor…”