Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Berisha më ka kërcënuar me vdekje por”, gazetari thirrje ambasadorëve: Zotër në shtëpinë tonë mos u bëni…

ShkodraWeb 15 December, 2021
berisha arben manaj

Nga Arben MANAJ, gazetar

Ambasadorët e huaj në Tiranë sillen si rrallë në vende të tjera dhe kjo ndodh aty ku dinjiteti shtetëror dhe respekti ndaj vendit dhe popullit ku akreditohen është minimal! Ka një Konventë që është ajo e Vjenës për sjelljen dhe praktikën diplomatike në botë, e cila shkelet me kembë në Shqipëri!

Shqiptarët mund të mos jenë të pasur, por budallenj nuk janë! Se kë zgjedhin dhe kë preferojnë ata është puna jonë si shqiptarë siç është e amerikanëve kur zgjedhin Trampin apo Biden, siç është e anglezëve kur zgjedhin Blerin apo Johnsonin!

Shqiptarët e Shqipërisë janë po aq të zgjuar sa edhe shqiptarët e Kosovës kur zgjodhën Kurtin herën e parë edhe kur e rizgjodhën kur e rrëzuan me udhëzime hëren e dytë!

Na hapët barkun me show tepër të lexueshëm mbështetjesh, pasi keni humbur pikë që kur toleruat pavarësisht nga rrethanat, zgjedhje një-partiake në mes të Evropës kur nuk i toleroni në vendet nga vini!

Unë me Berishën kam një histori të vjetër hakmarrje nga ai për mua, deri në kërcenime me vdekje për punen time si gazetar i BBC në Londër! Por nëse doni që ta hiqni qafe nga politika shqiptare, rruga që po ndiqni vetem i shton inatin një pjese të shqiptarëve për ta ringritur nga varri politik!

Shqiptarët janë të zgjuar dhe dinë sa edhe ju që herë bëni sikur nuk i njihni disa të korruptuar të tjerë po aq ose më shumë se Berisha e njerëzit e tij, se cilët janë e ardhmja e këtij vendi!

Besojuni intuitës së tyre dhe mos i ofendoni me “ndërhyrjet nga jashtë” të cilat nuk përmbytën dot as Enver Hoxhën!

Po bëni të kundërtën! Por më e rrezikshmja është se po humbni besimin e shqiptarëve tek ju se jeni të sinqertë, frymëzim dhe destinacion! Shumë gjera rikuperohen në jetë, por kur thyhet besimi asgjë nuk funksionon më pas!

Mos i ndani shqiptarët në parcela, aq më teper të vini në dyshim orientimin e tyre pro-përendimor, sado qofshin në numër, aq më tepër ata që kanë vuajtur për dekada se kanë qenë të tillë!

Para 30 vjetesh ishit të justifikuar të na merrnit për dore dhe të na tregonit rrugën në dalje nga izolimi komunist, por sot “thanks, but no thanks”!

Na respektoni inteligjencën! Shtëpia e shqiptarit është vërtetë e mikut dhe e Zotit, por zotër në shtëpinë tonë mos u bëni!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Prandaj u riktheva te Teuta…”, Edi Martini tregon arsyen e vendimit të tij për të rifilluar drejtimin e “djemve të detit”
Artikull pasardhës: Referendumi për shkarkimin e Bashëa nga antarësia e PD- së, Berisha publikon orën kur nis e mbaron votimi….

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.