Në analizën për vitin 2019 të zhvilluar në Drejtorinë e Policisë Shkodër, Veliu ka deklaruar se është ndër vitet e suksesshme të Policisë së Shtetit dhe ka dhënë vlerësime për ngjarje të renda kr.iminale. Por sipas tij, ajo që shqetëson më së tepërmi qytetarët e Shkodrës janë vjedhjet e sendeve me vlerë dhe sidomos të banesave e biçikletave.
Të nderuar drejtues të Policisë që rrini e sbëzani kur budallepset shefi e duartrokisni dhe i miratoni çdo lajthitje,
Shkodra nuk është shquar kurrë për vjedhje dhe nuk është kjo që kërcënon jetën e shkodranëve. Ajo që shqetëson bashkëqytetarët e mi dhe po i bën të braktisin vendin janë presionet nga bandat. Ekzistojnë më shumë se 4 banda në Shkodër që ju dhe Qeveria juaj bashkëpunon. Ato sillen në qytet të lirë dhe të pashqetësuar gjobisin bizneset.
LEXONI EDHE: Analiza e vitit 2019, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu “dush të ftohtë” uniformave blu të Shkodrës…
Në 2017, ato blenë vota pafund për llogari të Edi Ramës, me lekët e dr.ogës. Ju e dini fort mirë që zonat e thella të Shkodrës janë zënë për kultivimin e lendëve na.rkotike dhe kjo as nuk diskutohet në mbledhjet që organizoni.
Ajo që po bëni është vetëm SHOW, prandaj meqë keni 6 vite që nuk bëni detyrën, mos ejani në Shkodër e të na bllokoni qendren e qytetit.
#ramaik /Postuar ne Facebook nga ish- deputetja e PD Shkoder, Izmira Ulqinaku/