
“Policia e Shkodrës t’i go.dasë grupet kr.iminale apo elementët e rrezikshëm kr.iminal që janë ende të lirë”. Kjo eshte vetem nje nga kritikat qe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bere teksa ka qene ne analizen vjetore te Policise se Shkodres. ardi-veliu
Mesohet se drejtori Veliu ka vënë theksin tek rritja e parandalimit të ngjarjeve kri.minale dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me Policinë e Shtetit. Sipas drejtorit Veliu çështja e parandalimit që duhet të jetë kryesore ka çaluar gjatë 2019-ës për policinë e Shkodrës.
Pavarësisht se ka dhënë një vlerësim për ngjarjet e rënda kr.iminale, Veliu u shpreh se ishte i pakënaqur që disa grupe dhe individë të ndryshëm kr.iminal, pa përmendur emra konkret nuk janë go.ditur dhe në këtë aspekt duhet që të ketë më shumë efektivitet dhe policia e Shkodrës t’i go.dasë grupet kr.iminale apo elementët e rrezikshëm kr.iminal që janë ende të lirë. Më shumë angazhim dhe profesionalizëm kërkoi edhe nga patrullat e përgjithshme të cilët sipas kreut të policisë së shtetit duhet që të jenë në një nivel pak më të lartë.
LEXONI EDHE: ”Ardi Veliu viziton Shkodrën dhe lë porosi për hajdutët e biçikletave…!?”, ish- deputetja e PD reagon per deklaratat e kryepolicit…
Vjedhjet në Shkodër, disa prej të cilave në shuma të konsiderueshme parash apo në disa raste edhe në subjekte afër policisë, kanë qenë një tjetër kritike nga ana e Veliut për strukturat. Ai kërkoi që policia e Shkodrës të ketë një vëmendje të shtuar qoftë në zbulueshmërinë e autorëve të vjedhjeve por edhe në parandalimin e tyre dhe në go.ditjen e autorëve. Një pjesë tek e cila është ndalur duke kërkuar llogari është ulja e forcës goditëse tek sektori i anti-kontrabandës në policinë e Shkodrës. Fakti që në 2018-ën ka patur më shumë raste që janë go.ditur nga efektivët se në 2019-ën ka sjellë dyshime tek kreu iPolicisë së Shtetit, i cili u shpreh duke thënë se “përse është kjo situatë dhe ka pyetur se a ka rënë kontrabanda apo efektivët nuk kanë ditur që ta bëjnë punën?”.
Ajo që ka kërkuar ndër të tjera është edhe el.iminimi total i fenomenit të kultivimit të bimëve na.rkotike. Edhe pse ka një rënie, Shkodra vazhdon që të jetë një pikë e kuqe në hartën e rajoneve problematike sa i përket kultivimit të dr.ogës. Drejtori Veliu ka kërkuar që lufta të jetë edhe më e fortë për të zeruar kultivimin e ka.nabisit kryesisht në zonat malore. Disa shefa policie i kanë shprehur shqetësimin për ndalimin e përdorimit të telefonave duke thënë se në disa zona të largëta si Vau i Dejës por edhe të tjera radiot nuk kanë valë. Drejtori Veliu ishte i prerë në këtë diskutim duke thënë që në mënyrë absolute askush nuk duhet që ta përdor telefonin por vetëm radion e policisë për çështje pune dhe raportime të ndryshme policore.