ALARMI/ ISHP: 51 të prekur nga fruthi në 1 muaj, vaksinohuni…!

Instituti i Shëndetit Publik jep alarmin për fruthin. Bëhet me dije se që nga data 1 janar deri në 5 shkurt janë prekur 51 persona nga fruthi. Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç dhe rastet më të mëdha janë konfirmuar në Tiranë. Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që të vazhdojë vaksinimi i fëmijëve sipas grupmoshave 1 dhe 5 vjeçare.

“Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit:, sqaron ISHP.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

DENONCIMI/ Ngjarja e rëndë e Kavajës ku u përfshi edhe një e mitur, u fsheh me urdhër nga lart!

Ish-kryeministri...

PROTESTA “16 SHKURT”/ Basha i referohet Skenderbeut: Të ngrihemi si 500 vjet më parë…

Kryetari...

VËZHGIMI/ Dyshimet mbi produktet e EHW-së që blejmë në markete, çfarë po hamë…?

Marketet...

Close