Pas kërkesës nga dhjetëra kolegë demokratë, senatori Al Franken ka dhënë dorëheqjen.
Kërkesat për dorëheqjen e Al Frankenit erdhën pasi 88-vjeçar John Conyers dha dorëheqjen pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale.
Prej disa javësh në SHBA po ngrihen vazhdimisht akuza për ngacmime seksuale: Dhjetëra burra të fuqishëm nga bota e politikës, biznesit, artit dhe medias, kanë humbur vendet e punës, pasi një numër grash kanë zbuluar në publik me detaje rastet kur ato janë ngacmuar dhe abuzuar seksualisht.
“Njoftoj sot se në javët në vijim, do të jap dorëheqjen nga Senati”, deklaroi ai në një fjalim të mbajtur në senat një ditë pasi shumica e kolegëve të tij i kërkuan dorëheqjen.
Ai është anëtari i dytë i Kongresit që braktis në dy ditë mandatin e tij, pas John Conyers.
Shumë deputetë dhe deputete vlerësojnë se Kongresi amerikan ndodhet në një çast thelbësor, në një pikë të historisë ku të gjithë duhet, pa luahtjen më të vogël, të aplikojnë një politikë të tolerancës zero kundër çdo sjellje të pa hijshme, aq më tepër për ngacmimet apo agresionet seksuale.