Kongresi i Social-demokratëve gjermanë ka pranuar mocionin për mbajtjen e bisedimeve me Unionin Demokristian të Angela Merkel.
Në këtë mënyrë është hedhur poshtë ai i paraqitur nga brezi i ri i partisë, që refuzonte një rigjallërim të koalicionit të madh.
Sidoqoftë, bisedimet me Unionin e Merkel dhe Horst Seehofer nuk është e thënë të mbyllen me një rezultat të caktuar. Ato mund të çojnë në një koalicion të madh, një qeveri minorance, ose në zgjedhje të reja, një opsion me të cilin Merkel është shprehur disa herë e gatshme të përballet.
Ky mocion u miratua nga kryesia e partisë të hënën e kaluar dhe u propozua në takimin e kësaj të premteje në bazë nga Martin Schulz. Mocioni kaloi me një mazhorancë të pastër, pas shumë orësh debat.