Në mars 2016 kompanitë celulare në vend ndryshuan paketat e tyre për abonentët me parapagesë. Nga 30 ditë, ato u shkrutuan në 28 ditë. Sipas specialistëve të AKEP- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare, kjo solli një rritje të tërthortë të çmimit të komunikimit me celular në nivelin 6.5%. Nga ana tjetër, deri në fund të vitit, ndryshe nga më parë, duhej të bliheshin paketa për 13 muaj dhe jo 12.
Pas një hetimi të tregut AKEP tashmë ka shpërndarë urdhrin për kompanitë celulare që deri në qershor, të kthejë paketat 30 ditore sepse shërbimi është mujor. AKEP shpreson që kompanitë celulare ti rikthejnë me dëshirë paketat 30 ditore, në të kundërt dë të vendosen sanksione të parashikuara nga ligji. E vetmja gjë që AKEP nuk merr përsipër, është zhdëmtimi që duhet ti bëhet shqiptarëve për miliona lekë që ju vodhën nga marsi 2016 deri në qershor 2018. ©Shkodraweb