Skip to content
1 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Sociale

A ËSHTË MREKULLI/ 2- vjeçari mbijeton edhe pasi i fikin aparaturën, prindërit apel për ta mbajtur në jetë…

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Historia e vogëlushit 2 vjeçar, Alfie Evans, po mbanë në peshë zemrat e shumë njerëzve jo vetëm në Angli e Itali, por në mbarë botën. Edhe pse mjekët i hoqën aparaturën e frymëmarrjes artificiale, duke u shprehur se ai nuk kishte më forcë për t’ia dalë mbanë, 2 vjeçari mbijetoi edhe pasi u fik paisja. Pas kësaj ka nisur një seancë urgjente këtë pasdite në gjykatën e Mançesterit, ndërkohë që një helikopter-ambulancë rrinte në gatishmëri, në pritje të vendimit për ta dërguar fëmijën në Itali, ku autoritetet italiane ndërhynë që të vazhdonin ta mbanin në jetë. Gjatë seancës, gjykatësi u tha mjekëve që fëmija duhej lënë të vdiste në shtëpi.

Alfie prej disa muajsh është vënë në qendër të një sërë betejash ligjore midis prindërve dhe zyrtarëve britanikë të shëndetësisë dhe drejtësisë. Gjykatësit dhe mjekët ranë dakord që ishte më njerëzore që të fikeshin pajisjet e të fëmija të lihej të vdiste, por 2-vjeçari vazhdoi të jetojë e të marrë frymë vetë.

Prindërit kanë pasur disa përballje ligjore që fëmija të vazhdojë të mbahet në spital. Ata arritën deri aty sa t’i japin fëmijës nënshtetësi italiane që ta dërgojnë në Romë, ku të vazhdojë të mbahet në jetë nëpërmjet pajisjeve. Por më parë çështja duhej zgjidhur në gjykatat britanike.

Ndërkohë të shumtë kanë qenë qytetarët britanikë të cilët kanë protestuar përpara spitalit, duke tentuar të hyjnë me forcë, e duke kërkuar që të mos i hiqen aparaturat. Edhe Papa Françesku ka kërkuar që të dëgjohen lutjet e prindërve të vogëlushit.

Sëmundja nga e cila vuan vogëlushi është ende misterioze. Ai ka që në 9 Maj të vitit 2016 që është në gjendje gjysmë-vegjetative. Neurologët kanë përcaktuar se fëmija vuan nga Sindroma e Shterimit të ADN-s Mitokondriale.

Kjo do të thotë që trupi i fëmijës nuk arrin të prodhojë energji për muskujt, veshkat dhe trurin. Kjo sindromë është pothuajse gjithnjë fatale me fëmijët e vegjël, edhe pse disa arrijnë të shtyjnë deri në adoleshencë. Ende nuk ekziston një kurë, por ka mjekime që ulin simptomat.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Humbi jetën duke ndjekur pasionin, mesazhet rrëqethëse të kolegëve e miqve për kameramanin
LAJM PAS: AKEP: Nga qershori paketat e telefonisë celulare do të jenë jo 28 por 30 ditore

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

20 hours ago
“Dukagjini kërkon rrugën”, protestë para bashkisë Shkodër dhe selisë së PS- së, 1 minutë heshtje në nderim të viktimave…
  • Aktualitet

“Dukagjini kërkon rrugën”, protestë para bashkisë Shkodër dhe selisë së PS- së, 1 minutë heshtje në nderim të viktimave…

3 days ago
ANALIZË – Shkolla është vendi ku fëmijët edukohen jo vendi ku stresohen, modeli i suksesshëm i Finlandës…
  • Kryesore

ANALIZË – Shkolla është vendi ku fëmijët edukohen jo vendi ku stresohen, modeli i suksesshëm i Finlandës…

1 week ago

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri
  • Futbolli shqiptar luhet në ditë të pazakontë, ja kur rikthehet Kupa e Shqipërisë…

TË FUNDIT

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

3 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

3 hours ago
FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • Aktualitet

FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

10 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.