U gezova aq shume sa nuk ua tregoj dot me fjale. Pas dy vajzave, gruaja me ne fund lindi djale. Opo nuk thone kot i treti i verteti. E rrita vete djalin me te gjitha te mirat. Une nuk kam punuar kurre por djalit nuk ia kurseja asgje. Kam bere lloj e soj pislliqesh edhe ketu ne Tirane, edhe andej nga Italia dhe Belgjika dhe leku djalit tim nuk i ka munguar asnjehere.
E mbaja kudo me vete. E kisha si shok madje edhe shoket e mi e konsideronin si shok. Shkoja une ne lloto, djali me mua. Shkoja une ne tallava, djali aty ne tavoline me mua. Ia fusja andej nga Vlora per te ngrene ndonje mish te pjekur, nuk e ndaja djalin asnjehere. Edhe makinen ia mesova shpejt, edhe bixhozin, edhe alkoolin, edhe duhanin. Ore po u them e kisha me teper se djale e me teper se shok. E rrita me keto duar dhe e keshilloja cdo minute. Kur shoket e djalit shkonin ne shkolle, çuni im luante bixhoz me gara me qen por aman e mori deftesen edhe te 9-vjecares edhe te gjimnazit. Kur shoket e djalit shkonin ne universitet, une e mesoja djalin ne Milano si te pallonte kurva braziliane por aman ia bleva edhe nje diplome juridiku.
Me shume doja djalin sesa gruan dhe vajzat. Fundja gruaja per te pjelle e per te rritur femijet eshte. Edhe dy vajzat u rriten dhe iken te kollovaret e tyre. Djali eshte i imi dhe mbetet i imi derisa une te vdes. Vetem se kisha nje merak, nuk doja te me behej djali pederast si çuni i Faikut, komshiut te katit te trete apo si djali i Rexhepit qe depilonte edhe qimet e kembeve.
I thosha cunit cdo dite: -Mos mu bej pederast. Me mire behu vrases sesa pederast. Me mire vri rrobt, shkerdheua jeten sesa te pallohesh ne bythe.
E futa djalin ne boks, ne palester. E mesova si te qellonte andej nga Vaqarri me kallash e me pistolete madje edhe kur i bleva makinen i bera dhurate edhe nje Beretta te vogel te lezetshme qe e mbante me vete. Zihej dhe bente sherr djali im me gjithe dynjane dhe sa here e arrestonte policia e nxirrja direkt une, nuk ua akurseja lekun shefave dhe prokuroreve. Nje djale kam, e kam gangster, nuk e kam pederast si keta çunat e sotshem.
-Te ka baba çun, te ka baba trim. Me mire vri, behu vrases. Mos ua kurse plumbin kush te bie ne qafe. Vri e behu kriminel sesa te me behesh pederast. Nje cun kam une dhe e dua bob e te behet me emer jo vetem ketu ne lagjen tone por ne gjithe Tiranen!-ja me keto keshilla e rrita djalin une derisa nje dite…
Megjithese pagova 50 mije euro, gjykata ma denoi djalin me 10 vjet burg e pse? Sepse vrau vetem dy vetë te kthesa e Kamzes. Sali Berisha vrau 2 mije veta ne ’97 e nuk beri nje dite burg. Jete e poshter dhe e padrejte ketu ne Shqiperi.
Ne fillim cunin e mbajten te Burgu 313 pastaj ma transferuan te burgu i Peqinit. Edhe atje vazhdoi palestren, beri 13 tatuazhe ne trup, u rrit dhe trupi iu be gjithe muskuj. Pavaresisht se ne burg, nuk i mungoi asgje. I fusja me miq edhe celulare, edhe kokaine, edhe hashash madje edhe dy thika qe ti kishte per vetembrojtje. Ne Peqin kaloi mire, ishte ne qeli edhe me dy kriminele te tjere, nje nga Vlora e nje nga Tropoja. Cuna te mire dhe ata, ma mbajen djalin ne pellembe te dores. Kur do bente presidenti Bujar Nishani nje amnisti, ia gjeta anen me keshilltaret e tij dhe pasi paguam edhe 20 mije euro te tjera i falen tre vite burg. Djali doli pas 7 vjetesh dhe besoj te vrasesh dy veta e te besh 7 vjet burg nuk eshte keq. Kur doli djali nga burgu u gezova shume vetem se e djallosi pak. E dini si me tha ate dite:
-O ba, me kishe çarë trapin gjithe jeten. Me thoshe te behesh kriminel dhe une e zbatova porosine tende. Por do me falesh se burrat e falin njeri-tjetrin. Une hyra ne burg si vrases por dola nga burgu si vrases dhe pederast. Kalova mire ne burg o ba, dhe mezi pres te futem perseri. Ku e ke fshehur pistoleten t’ia hedh trute ne ere ndonjerit se me presin çunat ne qeline e burgut. Nuk lihen shoket vetem. Kaluam bukur dhe ata me presin o ba!!!