Rruga e re që të çon në Vermosh, është bërë jo vetëm atraksioni turistik në lëvizje mes Hotit dhe Tamarës, Lëpushës dhe pastaj Vermoshit, por dhe një model, se si në fakt, duhet të kryhen investimet rrugore në zonat rurale, malore turistike?! Pjesa e dytë e saj – ose ajo mbi Tamarë u ndërtua disi shpejt, dhe rrëshqitjet e dherave në këtë dimër, bllokimi sërish, mundësitë e pakta për pastrim dhe tenderat e kripës apo makinave të pastrimit, kanë bërë sigurisht “punët e tyre” – por gjithsesi dëmet po riparoheshin?! Ndryshimi rrënjësor i jetës, ardhja e mbi pesëfish i turistëve të huaj dhe dhjetëfish i turistit shqiptar – normalisht janë një pasojë e rrugës, që të çon nga Hani e Hotit ose më mirë Hot – Tamarë dhe pastaj Tamarë – Vermosh?! Sigurisht janë mbi 64 km në një malore të jashtëzakonshme për nga spektakli i maleve, sidomos pjesa e Leqeve të Hotit, të një rruge paronamike të pa përsëritshme në Shqipëri dhe pastaj direkt – në Tamarë. Pa shkuar në Tamarë investimi i projektuar përpara disa kohësh nuk ka marrë parasysh evidentimin e “”Urës së pashës” një monumenti kulture paturpësisht i mbuluar nga ura e re. Por Tamara ka ndryshuar rrënjësisht dhe shumë njerëz e kanë parë tashmë këtë gjë. Cemi, lumi i ftohët, bashkohet në Urën e Famshme Mejetare me Lumin e Vermoshit dhe ky akull i ftohët dhe kështu rruga gjarpëron në këtë mrekulli ujore, ku trofta është peshku i zonës dhe ku në ujë nuk mund të
durosh më tepër se sa 30 sekonda, sepse ngrin?! Mbi Tamarë rruga është spektakolare dhe kalon nëpër Selcë dhe pastaj shkon në Lëpushë?! Lëpushë sigurisht – ku bëhet dhe “Logu i Bjeshkëve” në grykën e Pordolecit?! As shkodranët nuk e kanë njohur mirë Lëpushën, por sigurisht që është një vënd i mirë pushimi atraktiv turistik?! Tashmë në fshatin që ulet poshtë “Logut të Bjeshkëve” si vënd, vijnë turistë, dhe jo vetëm shkodranë, por dhe Tiranas, Durrsakët dhe Gjirokastritë e Beratas?! Nuk janë më shumë se 80-të frymë – tregon Ilir Grishaj me të motrën Gjystina si administratorë të një lokandine – hani fitues jashtë Shqipërisë të disa konkurseve me prodhime të zonës?! E sigurisht janë gjashtë shtatë, ndoshta më tepër bujtina të tilla, që shërbejnëagjensive dhe turistëve të huaj dhe vëndas. Guidat turistike ose udhëheqësit turistikë kanë ku i çojnë turistët, vëndi është i jashtëzakonshëm dhe pamjet madhështore, ka pyll, maja shkëmbore dhe lulzim të madh dhe në gusht?! Ka guva, shpella, vënde të panjohura dhe thepisje apo dhe lëndina të mrekullueshme jeshile në çdo kohë! Deri me biçikleta kishin ardhur në një distancë tëtillë turistët në fshatin dikur të harruar, por që rruga tashmë e ka bërë të famshëm?! Si mos të vijnë, dhomat janë të bukura, uji i mirë, fresk, ushqimi i gjithi bio, pejsazhi madhështor, njerzit bujarë, mundësia për eksplorim e madhe, rruga e mirë deri në vënd, pa përmëndur fshatin që akoma askush nuk kishte vënë dorë?! Aftësitë e sotme hospitaliere ishin për 120 persona në ditë dhe sigurisht java shkonte me 150 të tillë – e sidoqoftë për vëndalinjtë kjo ishte një mrekulli, duke i bërë të ndërtonin dhe investonin për turizmin?!Por dhe si taksapagues ishin të mirë në Lëpushë. Dakort e paguanin energjinë, por ajo ju shkaktonte humbje të mëdha. Tensioni ishte shumë i ulët, lëvizjet e tij shkaktonin djegie elektroshtëpiakesh dhe një transformator vetëm 100 kw, nuk mund të mbante fshatin dhe tashmë bujtinat dhe ngarkesën e verës?! Valë telefonie celulare, as që bëhej fjalë në Lëpushë?! Pushteti vendor nuk ndihej fare, as me shërbime dhe as me kazana plehrash, apo ndonjë rrugullim rruge apo përroi të vogël në qëndër?! Po – me lekët e tyre kishin vendosur internet dhe ky bënte punën e komunikimit në përgjithësi! Nuk dinin asgjë atje për taksën 6 % në turizëm dhe kishin idenë qënuk ishte për turizmin e malit – e sigurisht po të ishte kështu, do të ishte një padrejtësi e madhe?!Në Lëpushë sigurisht tre muaj ose maksimumi katër kishte turistë – sepse në dimër natyrisht borabllokonte sërish rrugën dhe vetëmn tenderat e kripës dhe makinerive borëzhbllokuese që më tepër prishin asfaltin, bëjnë dhe risinë e stinës?! Pra vetëm vera – sepse dimri dhe pse është shumë i bukur dhe turistik – nuk shfrytësohet?! Megjithatë bimët medicinale, djathi, mjalti, çaji gjithfarësh kurativ, reçeli po ashtu dhe qumështi i jashtëzakonshëm, ishin një kryevepër dhe si gjithmonë mishi një mrekulli “kuhlinarie” e maleve të trevës së veriut?! Tashmë shteti qëndror ka bërë një punë të mirë me rrugën, por pushteti vendor është në mungesë, nuk ka asnjë resurs dhe asnjë projekt të mbështetur në fonde, për të bërë diçka dhe ai?! Nuk merret dhe nuk ka fuqi shërbimi ndaj atyre që janë taksapagues?! Nuk bën punën e tij – menjëfjalë?! Por në Lëpushë njerzit gjithësesi janë optimistë, nuk kanë më marrëzinë e të sjellurës politike dhe të dëgjimit të politikanëve, vetëm kur vijnë për vota?! Ato tashmë kërkojnë të jenë taksapagues – por dhe pushteti të jetë në shërbim të komunitetit të tillë?! Po ndodh që turizmi po rritet, ato paguajnë taksat dhe pushteti vendor – nuk përgjigjet?! Sigurisht kjo gjë tashmë nuk tolerohet?! Askush nuk ka idenë se politika duhet përkëdhelur dhe kur mashtron në premtime! Tashmë nga vetë goja
e tyre del modeli i interesit të përbashkët dhe kur ky interes prishet nga pala politike, komuniteti bën punën e tij kur vjen dita e votimit. E kjo padyshim ka ndodhur dhe në zonën e Lëpushës?!Gjithshka e bëjmë vetë thonë njerzit e turizmit në Lëpushë – shteti, pushteti, duhet të bëjë detyrën e tij që është rruga, dritat, uji, shërbimet. Nuk kërkojmë asgjë më shumë.Rruga e kthimit është e bukur, por nuk ka asnjë pikë furnizimi me karburant! Boosët e karburantit akoma nuk e kanë parë të arsyeshme të vendosin një në mes të rrugës. Po, në Rapsh, kishte dalë një person me një bot të vogël dhe shiste naftë me litra ose kile, sipas dozës matëse kush mbetej në rrugë?! A mund ti thoje këtij personi që po abuzonte?! Më duket pak sa paradoksale kur nga Hoti deri në Vermosh, në të gjithë atë rrugë prej pothuaj 100 km , por dhe të vështirë – po të mos furnizoheshe mirë, mund të mbeteshe në rrugë për karburant?! Po pra dhe padyshim edhe për këtë gjë është pushteti që mund të lëshojë “dy leje” ku mund të fitojë ndonjë “send” dhe firmosësi i lejes. Të tjerat janë pothuaj perfekt, natyra dhe njerzit – megjithse këto të fundit, nganjëherë i bien në qafë pikërisht natyrës?!