Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kriminelet nuk mbijne nga hiçi…

ShkodraWeb 4 August, 2017
IMG_2688
Nga Kozeta KURTI
Atë mbrëmje, para se të ikje ti përgjithmonë, më zuri gjumi duke parë një video të takimit historik midis dy prej njerëzve më të fuqishëm dhe influentë të planetit për kohën, siç ishin Lady Diana dhe Michael Jackson. Ata që kishin frymëzuar miliona njerëz në botë ishin aty, përballë njëri-tjetrit, më njerëzorë se kurrë, më modestë se kurrë, më të prekshëm se askush tjetër. Më zuri gjumi me mendimet e zymta, të zeza sterrë, për çdo ndyrësi që po i bëjmë njëri-tjetrit, sado të vegjël e mikroskopikë që jemi; për të gjitha ditët e papuna e netët e pagjuma që i kalojmë duke u rrotulluar e përpëlitur në poltronë e shtretër, si t’ia bëjmë gropën njëri-tjetrit, si të përfitojmë, si të zhvatim, si t’ia fusim, si t’ia zhysim, si të rrahim, si të godasim, si të presim, si të vrasim, fizikisht, shpirtërisht, mendërisht…Si të lëndojmë e të bëjmë dëm në emër të ambicies, egoizmit, fuqisë, forcës…
Këto mendime të poshtra, shpresëmbytëse, varrosëse të optimizmit, por të kohës, do t’i konsideroja ëndrra paqeje, festa me këngë e valle, vetëm të mos gdhihesha atë mëngjes e të ndeshesha me fytyrën tënde në lajmet e çdo ekrani a gazete.
Të shihja me admirim si model kopertine revistash, jo si viktimë agresioni torturues e kriminal të ca bashkëmoshatarëve të tu. Ç’kallo paska shkelur ky djalë, – mendova e mbytur në lot, – që paska provokuar kaq makabritet! Nuk m’u desh ikja jote për të kuptuar se ç’vlerë ka jeta në këtë vend; as fjalët e shkëlqyera që thanë për ty mësuesit, shokët, njerëzit e tu të afërt, sepse prej kohësh, jetët në këtë vend janë këputur për një: “ç’a ke që m’shef?”.
Nuk pikoi veç zemra jote gjak, derisa pushoi së rrahuri…as vetëm e prindërve të tu që nuk do t’u thahet loti kurrë, por e të gjithëve ne që po rrisim fëmijë, nipër e mbesa në këtë vend, sepse kriminelët, të aftët për të marrë jetën e tjetrit, nuk mbijnë ashtu kot, nga hiçi.
Ata janë produkte të mjediseve ku kanë jetuar e jetojnë; janë ata që nuk kanë ndierë dashuri, përkujdesje e përkushtim, sepse prindërit e tyre kanë rendur gjithnjë pas biznesit, karrierës; ata janë rritur në mjedise e familje ku babai i ka çarë nënës kafkën me shishe birre dhe njollat e gjakut për fëmijë të tillë nuk përbëjnë problem kur ata rriten; ata kanë shkuar në shkolla ku askush nuk i ka mësuar se mësuesja “nuk shahet nga robt” dhe mbi të gjitha t’i bëhet presion ta qepë se ndryshe ia tërheqin vajzën a djalin zvarrë në ndonjë cep; ata janë produkte të lajmeve me vrasje e therje, ku askush nuk dënohet sa e meriton për veprën që ka kryer; janë produkte të krijimit të miteve kinematografike me grabitje bankash, pengmarrje e bomba; janë produkte të muzikës me “laca”, “bardhoshe” e kartëmonedha “viola”. E di që pas këtyre rreshtave njerëzit do të ndahen në dy kampe: ata që do ma mbështesin mua këtë qasje e të tjerë që do të thonë: Ç’faj ka prindi për veprimet e fëmijëve? Prindërit rropaten gjithë ditën në punë për t’i mbijetuar urisë në këtë vend dhe kjo bën teori! Është e vërtetë, po mundohen shumë, por provoni të pyesni një fëmijë, cili mëngjes u shijon më shumë: ai me trahana që ha me prindërit, apo ai me proshuta, djathëra e më the e të thashë që ha me dadon.
Ikja jote Marv, më kujtoi që pavarësisht jetës sonë të fasadave, me celularë, veshje të shtrenjta, makina e pije me çmime katër e pesë shifrorëshe, ne jemi ca fundërrina të palumtura që edhe po s’të therëm me thikë, të therim shpirtërisht; ne s’kemi asgjë për të bërë në jetën tonë, se po ta kishim treguar sa të fuqishëm jemi, në shkollë a në punë a në ndonjë talent, nuk do të kishim kohë për ta treguar forcën, trimërinë a burrërinë në një karikues plastik a gomë.
Ikja jote Marv më kujtoi se ne vërtet ikim në Europë pa viza, por vazhdojmë të jemi piratë plaçkitës e të pagdhendur që dreqi e mori, edhe ata kishin rregullat e kodet e veta. Unë s’dua t’ia di për Europën nëse ajo nuk lejon ndëshkimin e atyre që të çuan në botën tjetër ty.
Ikja jote Marv më kujtoi që nuk mjaftoka të jesh I MIRË!
Pushofsh në paqe e shpirti yt fluturoftë në një botë pa dhunë, pa vrasje, pa gjak, pa lot! /Blitz.al/

 

Post navigation

Previous: Trimi i babait, heroi i babait…
Next: Dy shqiptare kapen ne pyll teksa po transportonin droge

TË FUNDIT

keqja me e vogel

DEKRIPTIM – “E keqja më e vogël” si zgjedhje e detyruar për shqiptarët edhe pas vitit 1990…

ShkodraWeb 15 May, 2026
ndrenika puthja 2026

NGA ALBA MALLTEZI – Puthja që ju shkatërroi planet ose si Robert Ndrenika rrëmbeu tapetin e kuq…

ShkodraWeb 12 May, 2026
sokol toma pjerin ndreu

Dhunimi i ish- kryetarit të PD- së, reagon kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.