Nikolin Ferketa është zgjedhur ditën e sotme Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Artistëve për Teatrin “Migjeni”. Lajmi është bërë i ditur nga Albert Tuka, kryetar i BSPSH, rajoni Shkodër. Në një publikim në rrjete sociale, Tuka ka prezantuar edhe mandatin zyrtar të Nikolin Ferketa.
Ai vjen nga një përvojë 8 vjeçare si aktor profesionist i teatrit “Migjeni” dhe me një karrierë të suksesshme në fushën e teatrit. Lindi në Shkoder në vitin 1987. Mbaroi arsimin e mesëm për “Ekonomi Biznes” vitin 2006 në shkollën teknologjike në Shkoder.
Më pas vazhdon studimet e larta në “Universitetin e Arteve” në Tiranë, të cilat i përfundon në vitin 2015. Ai është pjesëmarrës në role të ndryshme si në trupën e dramës ashtu edhe në estradë.
Karriera e tij artistike daton që në vogëli bashkë me vëllanë e tij në studiot e mediave lokale në Shkodër, i nxitur nga babai i tij Simoni. Aktualisht aktor profesionist në teatrin “Migjeni” nga vitin 2016.