Orjana Gremi, është dënuar me 22 vite burgim, për shkak se në muajin Janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapolindur.
Në 12 Shkurt të vitit 2024, gjyqtarët e Shkodrës vendosën të deklarojnë fajtor dhe dënuar Gremin, për akuzën e “Vrasjes së miturit”. Para dhënies së vendimit, Orjana Gremi, kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj. Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, çka kanë rezultuar fatale për foshnjen, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem, ku edhe banonte tek të afërmit.