Ka qenë duke ecur me bicikletë nga Bahçalleku kur në afërsi të Bexhistenit i janë sulur dy qenë të rrugës duke e sulmuar. Si shkak i këtij sulmi dhe pamundësisë për tu mbrojtur duke qenë se ishte me biciletë 57 vjecarja me inicialet F.D nga Bahçalleku është përplasur për tokë, e për pasojë ka pësuar demtime të rënda. menjëherë kanë ndërhyrë disa banorë të zonës të cilët kanë larguar qenët të cilët po e sulmonin 57 vjecaren, si dhe kanë dërguar atë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Sipas policisë e cila ka marrë dëshmitë në vend ngjarje nga dëshmitarët okular. Ndërhyrja e menjëhershme e banorëve të zonë ka shmangur tragjedi pasi sulmi i kafshëve ishte i egër. E ndërsa gruaja rrezikonte edhe të përplasej nga ndonjë automjet pasi ndodhej në koris të rrugës në momentin e sulmit. 57- vjecarja është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër policia e Shkodrës ka nisur hetimin rreth këtij aksidenti për nxjerrjen e shkaqeve kryesore të aksidentit. Nga sa mësohet 57 vjecarja ndodhet në spitalin rajonal të shkodrës dhe po merr mjekimin e nevojshëm jashtë rrezikut për jetën. Për fat të mirë ajo nuk ka pasur kafshime nga qenët. /Rozafa.tv/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!