Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari ka qënë i ashpër në deklaratat e tij gjatë hytbes së mbajtur këtë të Premte në xhaminë e Parruces. Ai u ndal te zaptimi i pronave të Myftinisë Shkodër dhe i kërkoi llogari qeverisë dhe institucioneve lokale se përse lejojnë legalizimin e haramit. “Po humbet besimi në Zot dhe po mohohet Zoti”, u shpreh ndër të tjera myftiu i Shkodrës. Ai kërkoi kthimin tek Zoti dhe kërkimin e faljes së tij nga besimtarët jo vetëm të Shkodrës, por të gjithë Shqipërisë. Si edhe u lut per dite me te mira dhe te begatshme per Shkodren dhe te gjithe Shqiperine. /Rozafa.tv/