Skip to content
27 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

Bashkia Shkoder ankohet: Ne Velipoje kane zaptuar hapesirat publike subjekte te palicensuara

ShkodraWeb 6 years ago
Zenia e hapësirës publike nga persona të paregjistruar në Qendren Kombetare te Bizenseve dhe pa asnjë të drejtë në ushtrimin e aktivitetit tregtare, ka sjell reagimin e Bashkisë Shkoder ndaj institucioneve të tjera. Në një shkresë zyrtare drejtuar Drejtorisë së Tatimeve, Drejtorisë së Hetimit tatimor, Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër, Bashkia Shkodër ka bërë prezent një problematikë të tillë. Në shkresën zyrtare behet me dije se Bashkia Shkodër ka lidhur kontratë për zënien e hapësirës publike për stacion plazhi me 56 subjekte për një sipërfaqe në total 42583 m2. Kështu Bashkia Shkodër ka lidhur kontratë për një sipërfaqe prej 45% të sipërfaqes së shfrytëzueshme për plazh, duke respektuar kriteret e përzgjedhjes dhe standartet sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave. Meqënëse pjesë e plazhit publik është zënë forcërisht nga biznese apo individë në kundravajtje të plotë dhe duke mos zbatuar ligjin, Kryetarja e Bashkisë më Urdhër nr. 408 dt. 30.06.2017 ka ngritur grupin e punës për të evidentuar gjendjen faktike të hapësirave të zëna në plazhin e Velipojës dhe Rrjollit.
Në bazë të këtij urdhëri grupi i punës i përbërë nga administratori i njësisë administrative Velipojë, specialistë të drejtorisë së të ardhurave, policë të strukturës së policisë bashkiake ka kontrolluar çdo subjekt dhe ka mbajtur akt-kontrollet përkatës për çdo kundravajtës që ka zënë forcërisht pa asnjë të drejtë hapësirën e plazhit. Policia Bashkiake ka kryer veprimet e plota në territor duke vendosur gjobat përkatëse për secilin kundravajtës. Mbi bazën e këtyre aktkontrolleve është faturuar dëmi i shkaktuar qytetarëve i barasvlefshëm me vlerën në lekë të sipërfaqes së rërës të zënë forcërisht. Vlera e dëmit të faturuar është 16 282 000 (16 milion e dyqind e tetëdhjetë e dy mijë) lekë për 39 kundravajtës verifikuar. Situata pavarësisht ndërhyrjes ligjore rezulton të jetë e njëjtë. Këta kundravajtës cënojnë të drejtën e qytetarëve, konkurencën e lirë, kryejnë vepër penale duke bërë evazion fiskal. Bashkia Shkodër me shkresë i është drejtuar për veprim dhe kompetencë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Shkodrës, Hetimit Tatimor dhe Policisë së shtetit duke kërkuar marrjen e masave të tjera dhe veprime për bllokimit të mallrave e të aktivitetit për çdo kundravajtës.
Në dijeninë e Bashkise Shkoder, deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare apo veprim nga institucionet që ju drejtoni. Bashkia Shkodër ne shkresën drejtuar institucioneve bën me dije se “në emër të qytetarëvë dhe posaçërisht të pensionistëve dhe njerëzve në ndihmë ekonomike kërkon veprim menjëherë! Bashkia Shkodër u paraprin grupeve task forcë me stafin e saj administrativ dhe policor bashkiak, dhe u krijon kushtet për të vepruar ju si organe tatimore me kompetencen e detyrueshme për t’u zbatuar nga ana juaj për bllokim të çdo aktiviteti të paligjshëm. Bashkia Shkodër gjithashtu i është drejtuar edhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit duke e vënë në dijëni, e për rrjedhojë edhe organeve të krimit ekonomik pranë kësaj drejtorie për veprim e mbështetje. Presim angazhimin tuaj të menjëhershëm. Në të kundërt Bashkia Shkodër do t’i drejtohet organeve të Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër’, përfundon shkresa zyrtare drejtuar këtyre institucioneve nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: 57- vjecarja perfundon ne Spitalin e Shkodres pas sulmit nga dy qene rruge
Lajmi pasues: Urimi i kolegut Tonin Gjuraj ne 50- vjetorin e Gilman Bakallit qe nuk jeton me

TË FUNDIT

FOTO – Përurohet në Breglumi të Shalës monumenti i martirëve të Kishës Katolike të zonës, i pranishëm kryebashkiaku Benet Beci
  • Aktualitet

FOTO – Përurohet në Breglumi të Shalës monumenti i martirëve të Kishës Katolike të zonës, i pranishëm kryebashkiaku Benet Beci

24 hours ago
“Paguani deri me 1 tetor”, Bashkia Shkodẽr njofton sanksione pẽr ata qẽ nuk kanẽ paguar taksat dhe tarifat vendore…
  • Aktualitet

“Paguani deri me 1 tetor”, Bashkia Shkodẽr njofton sanksione pẽr ata qẽ nuk kanẽ paguar taksat dhe tarifat vendore…

6 days ago
EMRAT – Bashkia Shkodër përzgjedh kandidatët final për teatrin “Migjeni”, QKF- në dhe Degën Ekonomike të Kulturës
  • Aktualitet

EMRAT – Bashkia Shkodër përzgjedh kandidatët final për teatrin “Migjeni”, QKF- në dhe Degën Ekonomike të Kulturës

1 week ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës… 27 September, 2023
  • VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë… 27 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë… 27 September, 2023
  • Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë 27 September, 2023
  • VIDEO – Pastrohen kolektorët nga ura e Bunës në Shirokë, UKQSH i paraprin stinës së reshjeve që ka nisur 27 September, 2023
  • Arrestohet nga policia e Shkodrës 53- vjeçari nga Gruda e Re, ishte shpallur në kërkim pas vrasjes së ndodhur në lokalin e tij 27 September, 2023
  • VIDEO – “Ishte kthyer në rrezik për banorët”, Benet Beci njofton rikonstruksionin e urës që lidh Gimaj me Nënmavriq 27 September, 2023
  • FOTOLAJM – “Edukimi i brezit të ri prioritet…”, Basha e nis ditën nga Shkodra, takim me pedagogë të rinj… 27 September, 2023
  • VIDEO – Arrestohet 38- vjeçari, procedohet në liri bashkëshortja, policia e Vau Dejësit u gjeti 115 rrënjë kanabis 27 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 26 shtator 2023… 27 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…

36 mins ago
VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…
  • Aktualitet

VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…

1 hour ago
VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…

3 hours ago
Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë
  • Aktualitet

Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.