Ngacmimi seksual që një taksist ka bërë ndaj një 18-vjeçareje, ka shkaktuar mllef dhe ka ndikuar tek përdoruesit e rrjeteve sociale, duke bërë që ata të “shpërthejnë”. Ngjarja ka ndodhur në Nueva Leon të Meksikos dhe vajza që ishte pjesë e këtij ngacmimi ka postuar videon në rrjetet sociale, e cila në pak ditë e postuar numëron miliona shikues dhe mijëra komente e shpërndarje. Vajza ka shpjeguar se si taksisiti u ofrua ta puthte dhe më pas i ofroi para deri në 500 euro për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Menjëherë ajo ka dalë nga taksia dhe pasi ka parë gjithçka të regjistruar në celular, e ka postuar në YouTube materialin./JOQ.AL/