Panik ne plazh, peshkaqeni sulmon turistet

Turistët në plazhin më të preferuar në ishullin Majorca të Spanjës i ka sulmuar një peshkaqen i gjatë gati dy metra. Ky peshkaqen njihet si i treti që haset në ujërat e Spanjës nga fillimi i verës. Turistëve u është rekomanduar që mos të hyjnë në ujërat e plazhit Estanis të Colonia de Sant Jordi, sepse një peshkaqen ka kafshuar në duar një femër, shkruajnë mediat iberike. Mendohet se peshkaqeni i është afruar plazhit për shkak baticës që ka ndodhur si pasojë e temperaturave të larta, ose është i sëmurë dhe ka humbur orientimin./BALKANWEB.COM/