Rosario Tilotta, italiani 59 vjeçar i humbur para 15 viteve, duket se është personi që është gjetur rastësisht në fund të një liqeni në Italia nga disa polumbarë. Ngjarja është bërë e ditur vetëm sot, ndërsa “zbulimi rastësor” është bërë para rreth një jave. Ndërkohë, ish- bashkëshortja e tij shqiptare, rreth 22 vite më e re, është ndër personat e dyshuar për atë që i ka ndodhur 59 vjeçarit.
Rosario Tilotta, i humbur në vitin 2004, dhe dyshohet se ndodhet në një makinë që u gjet rreth një javë më parë nga disa polumbarë në fund të liqenit Iseo në Tavernola në Itali.
Ata denoncuan menjëherë në Polici, ku u shprehën se kanë parë makinën 80 m në fund të liqenit, ku kishin vnë re brenda saj një trup. Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga policia lokale e cila ka edhe targën e makinës që dikur i përkiste personit të humbur Rosario Tilotta i cili njihej për lidhjen e tij me “malavita”-n italiane dhe kryesisht me shpërndarjen e “mallit”.
Për më tepër që zona rreth liqenit përdorej shpesh nga “malavita” lokale për likujdimet e saj. Vëllai i tij pas mësimit të lajmit, është i bindur se i vëllai është “hequr qafe” për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë.
Rosario Tillota, i lindur në Tunisi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh femra me pagesë të cilat ia sillte në shtëpi një shqiptar. Madje sipas vëllai të tij Diego, ai dyshon se Roberto merrej edhe “mall” dhe kur ka shitur pjesën e tij, ka marrë paratë dhe më pas është zhdukur.
Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vitë më e re se ai. Ajo që i bën të dyshojë edhe më shumë karabinierët është fakti se nga momenti i zhdukjes, është dashur disa javë që gruaja të kryente denoncimin.