Një 21-vjeçar shqiptar u vu në pranga mbrëmë në Greqi, me dyshimin e përfshirjes në t.rafikimin e k.landestinëve.
Sipas mediave të greke, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po udhëtonte me një furgon, kur policia e shtetit fqinj i kishte bërë shenjë që të ndalonte. Por në vend që të zbatonte urdhrat e policisë, ai shtoi shpejtësinë, duke e braktisur më pas furgonin në një rrugë rurale.
21-vjecari shqiptar u prangos vetëm pas pak minutash nga policia greke, ndërsa gjatë kontrollit në furgon u gjetën 26 persona të huaj me origjinë nga Pakistani dhe Bangladeshi, të cilët nuk kishin dokumente udhëtimi. Sipas mediave greke, ata kishin paguar rreth 2.000 euro për t’u transportuar në Selanik.