Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Orkestra Simfonike e Shkodrës, kjo vlerë, krenari dhe vijimësi e kryeqytetit të artit në Shqipëri…

ShkodraWeb 9 June, 2024
orkestra simfonike shkoder rame lahaj 2024

Ndërsa isha ndër spektatorët e shumtë që ndoqën “Ramë Lahaj & Friends” në puhizën e freskët të Shrikosë në mbrëmje dhe përballë kisha një mrekulli gjigante me emrin Orkestra Simfonike e Shkodrës, mu kujtua vetiu një debat i parado kohëve për vitkthimin funksionale të kësaj vlere dhe krenaria të ligjshme të kryeqytetit të artit në Shqipëri, Shkodrës tonë.

Jam ndër ata, që nisur nga “mikrobi” gjurmues i gazetarit për informacionin sa më të saktë, përcolla opinionin tim atëkohë. Sa i pavlerë mu duk ai debat mbrëmjen e të shtunës së 8 qershorit 2024 në Shirokë, kur përballë kisha Orkestrën Simfonike të Shkodrës. Madje, u ndjeva disi i turpëruar që ndikova që një debat gati shterpë, të zgjatej mbase disa orë apo ditë më shumë, kryesisht në rrjetet sociale.

Një emër i rëndësishëm i dirigjimit shqiptar si Elda Laro, tenorët me famë ndërkombëtare të padiskutueshme Staffina dhe Rama, baritoni Grezda, dhanë gjatë koncertit që vështirë të përsëritet, për Orkestrën Simfonike të Shkodrës. Ata që i përjetuan direkt gjatë koncertit opinionet e tyre por besoj edhe gjatë transmetimit të mundshëm të tij në media tradicionale (sepse do të ishte mëkat nëse nuk është regjistruar e do të transmetohet i plotë!), do të krijojnë besoj të njëjtin perceptim si edhe unë.

Nuk po flas aspak për emrat që e përbëjnë këtë orkestës por po i përmbledh të gjithë me të vetmim emër që më vjen në medje: Artistë! Në kuptimin më të gjërë e të kulluar të kësaj fjale. Nuk e dija, po u ndjeva vertetë mirë kur kryetari i Bashkisë dhe Ministri i Kulturës, shkuan, takuan dhe falenderuan me komplimente të merituara paraqitjen fantastike të Orkestrës Simfonike të Shkodrës.

Këto rreshta, edhe ps po ngurroja ti bashkëndaja me publikun, janë një vlerësim modest nga një individ që nuk e ka pikën e tij më të fortë vlerësimin për muzikën, instrumentistët dhe interpretuesit. Sigurisht, janë pikë së pari vlerësim për të gjithë pjesëtarët e kësaj trupe fantastike, të cilët përgatiten gjatë për të nxjerrë një kryevepër si ajo e mbrëmshmja në Shirokë. Edhe pse është mjaft e rëndësishme, nuk dua të ndalem këtë herë as tek “shpërblimi” financiar që ata marrin për punën e tyre dhe që jam i bindur se duhet të shumëfishohet në respekt të vijimësisë së vlerave, më pas edhe të profesionalizmit të përkushtuar të Orkestrës Simfonike të Shkodrës.

E sigurisht, teksa është Orkestra Simfonike e Shkodrës, është e duhur ti njihen meritat atyre që e ngritën, e mbajtën, e ringritën, e aktivizuan dhe riaktivizuan, duke e ngritur në nivele ndërkombëtare interpretimi, falë edhe emrave me jehonë ndërkombëtare si ata të “Ramë Lahaj & Friends”. Nuk dua të përmend emra, për të shmangur në këto pak rreshta çdo konotacion me politikën, e cila edhe pse ka ndikim të drejtpërdrejtë, ndikon në përçarje edhe në muzikë. Të gjithë bashkë, në shekuj, dekada, mandate e vite të ndryshme, kush më pak e kush më shumë, ka vënë nga një tullë në ngrehinën Orkestra Simfonike e Shkodrës. Edhe ata që mbase nuk kanë vënë, me apo pa dashje, besoj se këtë të shtunë, janë ndjerë disi në siklet, për të mos thënë të turpëruar.

Shumë nga pjesëtarët e kësaj magjie shkodrane, i njoh nga afër, disa i kam edhe miq, siç njoh edhe vogëlushët që i dhanë ngjyrën e pashterrshme të vijimësisë së artit në kryeqytetin shqiptar të tij, Shkodrën tonë. Të gjithëve faleminderit, nga zemra, të njohur nga afër apo nga larg, përmes punës dhe kontributit të pamatë për Shkodrën tonë! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA FERID KOLA – Koncerti, dhuratë në këtë pranverë të paharrueme…
Artikull pasardhës: OPINION – Quhen diga, liqeni apo HEC Koman, nuk kanë asnjë lidhje me këtë fshat dhe janë në Shllak…?!

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.