ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

E RËNDË/ Shqiptari 52 vjeçar në Itali gjendet i pajetë në banesën e tij pas 10 ditëve, komshinjtë u alarmuan nga…

Një 52-vjeçar shqiptar më Itali i ka dhënë fund jetës në banesën ku jetonte i vetëm. Mediat italiane raportojne se shqiptari ishte vetëv.arur ndërsa autoritetet e kanë gjetur trupin e tij 10 ditë pas ngjarjes së rëndë.

Autoritetet që shkuan për të kontrolluar banesën gjetën një litar të v.arur në tavanin prej druri, ndërsa trupi ndodhej në dysheme. Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Palombara Sabina, ndërsa policia ishte njoftuar nga fqinjët të cilët ishin ankuar për një kundërmim të rëndë që vinte nga banesa. Trupi është gjetur në gjendje dek.ompozimi, proces ky është mendohet të jetë përshpejtuar edhe nga nxehtësia e këtyre ditëve.

Fqinjët treguan për mediat:

Ai jetonte këtu vetëm. Ishte një person i mirë dhe punëtor i zellshëm. Ne nuk e kishim parë për disa ditë, por ai ishte një person privat dhe nuk mund ta imagjinonim kurrë një dramë si kjo.

Sipas raportimeve, në murin e dhomës ku 52-vjeçari i dha fund jetës ndodheshin fleta ngjitëse ku ishin shkruar fraza të tilla si “ne vijmë nga Zoti dhe do të kthehemi te Zoti”, në shqip dhe italisht.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.