Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ZIJA VUKAJ – Meditime përballë Çelësit…

ShkodraWeb 9 June, 2024
zija vukaj celesi 2024

Së pari, ndjesë o Çelës, që po t’i ngul sytë tash 3 herë brenda pak ditësh, por më bie rruga përditë këndej. Jo vetëm mua por gjithë bashkëqytetarëve të mi e më gjerë.

Së dyti, për momentin nuk po mundem me të thur’ asnjë vjershë, pasi nuk po më frymëzon fare forma jote hermafrodite dhe as masivi yt brun.

Së treti, e vetmja dëshirë e imja do të ishte të të shihja ty ose një sivëlla tëndin krah për krah me kullën Eifel e të bëja krahasimin mes dy bukurive, pasi kjo vërejtje m’u bë qysh në kuvendimin e parë me ty. Por, meqenëse ditën e shugurimit tënd kanë asistuar personalitete tepër të rëndësishëm, që kanë hedhur dritë e na kanë hequr çdo dyshim se ti je i domosdoshëm si një brumbull metalik i tokês të lëshosh hijen tënde krenare dhe mospërfillëse dhe t’i shtrish këmbët sa jorgani i rotondos.

Tani…

Veprat e artit kanë destinacione dhe adhurues të ndryshëm. Një vepër letrare a muzikore, a pikturore, a kinematografike etj., nuk shijohet me detyrim nga të gjithë banorët e qytetit. Do të ishte absurde. Nuk ka pse të “dënohet” gjithë Shkodra të lexojë romanin tim, të dëgjojë kompozimin tim muzikor, të shohë pikturën time as çdo performancë tjetër. Ndryshe qëndron puna me aplikacionet apo veprat që zënë hapësirat publike të qyteteve- pronë e çdo qytetari, pra bustet, memorialet, obelisqet, lapidarët et. Vendosja e tyre, sidomos kur vlerat estetike të tyre janë tepër të dyshimta dhe të refuzuara në masën 90% nga reagimet evidente të banorëve të qytetit, bëhet problematike. Së pari duhet një deux ex machina për t’i bërë fakt estetik. Së dyti, krijohet premisa e mbivendosjes së shijes së disave mbi shijen e një shumice, pa marrë mundimin të mendohet se pjesa që po i mbivendosesh ka edhe ajo shije e kulturë, ka udhëtuar njësoj si ti në labirinthet e dijes e të globalizmit dhe i njeh barabar teoritë dhe praktikat neo- liberale, por i mungon deux ex machina.

Së treti riaktivizohet virusi fshatarak i “sindromës së demiurgut” (të mençurit të fshatit) që zbret t’u tregojë fshatarëve se cilat janë gjërat e mira dhe të këqija, si do të jetë koha nesër etj., duke i “dënuar” t’u shaqen para syve në rrugën e tyre të pafajshme halucinacionet e veta. /Nga Zija VUKAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA KLODIAN KOJASHI – Një të mirë e solli çilsi, na mësoi se arti nuk asht i bukur…
Artikull pasardhës: NGA FERID KOLA – Koncerti, dhuratë në këtë pranverë të paharrueme…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.