I riu Amel Pervizi është emri i parë që zyrtarizohet sei kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në Shkodër. Ai do të kandidojë me Nismën Thurje dhe tashmë emri i tij është i vendosur. Po kush është Amel Pervizi?
Ai zotëton dy diploma universitare, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit nët vitin 2019 dhe në Fakultetin Ekonomik në vitin 2014 ndërsa më herët ka kryer Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër. Nga viti 2016 punon si ekonomist në kompaninë Professional Partners. Pervizi është i martuar me zonjën Desara Kerjota.
Amel Pervizi, ka një aktivitet të gjërë e të dendur si pjesë e shoqërisë civile. Ai ka marrë pjesë në shumë organizime, manifestime e protesta që janë organizuar në kohë e për çeshtje të ndryshme. Tashmë ai ka vendosur të hedh një hap të rëndësishëm, për tu paraqitur për votim si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prill 2021, si përfaqësues i Nismës Thurje për Shkodrën.
Siç dihet, pjesë e listës së kësaj lëvizje politike për zgjedhjet e afërta parlamentare, do të jetë edhe Rudina Hajdari, vajza e Liderit të Dhjetorit ’90 dhe e zgjedhur deputete në 2017- ën nga lista e PD- së.