Pak orë pasi Vllaznia u vë në shenjestër të komenteve e analizave të shumta pas barazimit të papritur në Shkodër me Kastriotin, ka ardhur edhe një reagim tjetër nga sponsori Alban Xhaferi. Ai nuk ka preferuar të futet në polemika, sidomos me “analistë” e “gazetarë” të mediave në studiot e emisioneve sportive kryesisht kombëtare, por ka zgjedhur një thënie të një dijetari të njohur islam për të përcjellë një mesazh mjaft kuptim plotë.
“Kur e mësova notin, kisha dëshirë që ta kisha mësuar atë më herët, që nga fëmijëria. Mësimi i parë nga noti është: “Mbylle gojën dhe vazhdo me lëvizje (punë)”. Ky është një rregull madhështor i jetës.
Shejh: Muhamed el-Hudajri”, shkruan në postimin e tij sponsori Xhaferi. E në fakt, është përgjigja e duhur për të gjithë skeptikët apo dashekeqët e Vllaznisë. Përgjigja më e mirë nuk është fjala, replika, por puna. Në këtë rast, Xhaferi ka zgjedhur të përgjigjet përmes punës, e cila padyshim do të reflektohet me rezultate. Mbase edhe që nga ndeshja e radhës me Partizanin.
Aq më shumë, kur dashakeqët nuk festuan gjatë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga “gabimi” i Vllaznisë me Kastriotin në Shkodër. Kuqeblutë janë sërish + 9 nga ndjekësit direkt, Partizani e Teuta që ndanë nga një pikë.