Qeverisja e vetme, pa aleate e PS-se ne kete mandat, do te shtrije efektet e veta edhe ne drejtorite vendore apo rajonale qe jane ne varesi vertikale te dikastereve qendrore. Burime te besueshme i thane ShkodraWeb, se me perjashtim te prefektit Paulin Radovani qe po qendron ne detyre i bindur ne zevendesimin e tij ne kete post, te gjithe drejtoret apo zyrtaret e mbetur akoma ne poste ne Qarkun e Shkodres, kane nisur lobimet per te ruajtur vendet e punes. Mesohet se sidomos zyrtare te LSI-se, kane nisur te riaktiviziojne lidhjet e vjetra qe ne kohen kur ata ishin pjese e PS-se. Mesazhe pa fund jane derguar ne celularet e deputeteve socialiste te Shkodres, duke ju perbetuar per besnikeri socialiste por edhe personale nese do te mbeten ne postet e tyre. Po ashtu, lobimi ka nisur edhe ne drejtim te figurave te rendesishme te PS-se ne Shkoder qe shihen si nje menyre e mire per te ruajtur pozicionin. Madje, burime te besueshme i thane ShkodraWeb se po lobohet edhe me deputete te tjere te qarkut, te cilet edhe pse nuk jane pjese e PS-se, jane shprehur te gatshem te mbeshtesin Edi Ramen kryeminister. Nderkohe, ne zyrat rajonale apo vendore te drejtorive ne varesi te dikastereve, ka nisur edhe “kopsitja e letrave”, te frikesuar se pasardhesit do te hapin te gjitha dokumentet qe do te gjejne ne zyra. Keto dite eshte rritur ndjeshem edhe presioni nga brenda PS-se, sepse tashme pretendohet per shume me teper mundesi punesimi ne zyrat e shtetit keto 4 vite, aq me teper kur tashme nuk duhet ta ndajne “torten e pushtetit” ne nivel vendor e rajonal me aleatet. /ShkodraWeb/