Deputeti Nard Ndoka ka bërë kërkesë që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së. Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë deputetit. Ndoka, i cili u përfshi në marrëveshjen e Bashës me aleatët është shprehur i pakënaqur me kursin e kreut të PD-së dhe me marrëveshjen me Ramën. Ai madje e ka kritikuar Bashën edhe sot përmes një shkrimi në faqen e tij në FB, se Basha punon për marrëveshjen me Ramën dhe jo kauzat e vërteta të opozitës. Edhe ne vitin 2013 por edhe me 25 qershor, pavaresisht se kryetar i PDK-se, Ndoka siguroi hyrjen ne Kuvend duke qene pjese e listes se PD ne Qarkun Shkoder. Sipas gjasave, bashke me deputete te tjere jashte tre grupimeve te medha ne Kuvend PD, PS dhe LSI, Ndoka mund ti jape jete nje grupi parlamentar tjeter. Gjithsesi, kjo mbetet per tu pare ne ditet ne vijim.
Megjithatë në një komunikim për GSH.al, Ndoka mohoi të jetë larguar nga PD, duke sqaruar edhe firmosjen e kërkesës. “Deklarata që bëjnë deputetët në kuvend për grupet parlamentare ne e kemi nënshkruar si parti më vete, jo pjesë e PD. Pra kemi firmosur veç unë, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu, jo se jam larguar nga PD”, ka thënë deputeti në prononcimin e tij, duke përgënjeshtruar lajmin e qarkulluar online.
Keshtu, duket se Ndoka godet serish: a nuk eshte e njejta gje si te deklarohesh se nuk je deputet i PD-se por i PDK-se ne Kuvend, me ate qe qarkulloi ne media se ka ikur nga PD?! Duket e njejta gja ne fakt… /ShkodraWeb/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!